Buka shëron lemzën ndërsa qepa marramendjen
Buka shëron lemzën ndërsa qepa marramendjen

Buka shëron lemzën ndërsa qepa marramendjen

Kuzhint.com

Nuk është e domosdoshme të vraponi te mjeku për shkak të çdo problemi që ndieni ndërsa lehtë mundeni t’i shmangni medikamentet dhe përsëri t’i hiqni qafe telashet.

E mjaftueshme është vetëm të përvidheni në kuzhinë.

Nuk është e nevojshme të përdorni medikamente për të gjitha hallet.

Për t’i hequr qafe disa nga ato është e mjaftueshme që vetëm të nuhasni në kuzhinën dhe frigoriferin tuaj.

Mrekullitë e vogla mjekësore gjenden kudo nëpër shtëpinë tonë vetëm duhet t’i gjeni dhe t’i përdorni në mënyrë të duhur.

Kamomili kundër pezmatimit të syve.

Përgatisni çaj të kamomilit dhe lëreni të ftohet.

Zhytni në të një copë pambuk shtrydhni dhe me lëvizje të lehta lani sytë e pezmatuar për shkak të konjunktivitit.

Jogurti kundër djegieve.

Djegiet nga dielli mund t’i shëroni me jogurt.

Lyeni lëkurën me një shtresë të trashë të jogurtit.

Kjo do të qetësojë therjet dhe djegiet e pakëndshme dhe do t’i ndihmojë lëkurës të shërohet dhe ta kthejë lagështinë e humbur.

Buka dhe piperi kundër lemzës.

Për ta larguar lemzën merrni një copë bukë të thatë dhe përtypeni ngadalë.

Po ashtu mundeni ngadalë të thithni pak piper të bluar prej të cilit do të teshtini shkurtazi por lemza do të ndalet tërësisht.

Copa e akullit kundër ilaçeve të hidhura.

Fërkojeni gjuhën me një copë akullë ashtu që do të mpihet dhe ju nuk do ta ndieni ilaçin e hidhur të cilin duhet ta pini.

Qepa kundër marramendjes.

Nëse ndieni dobësi dhe marramendje preni një copë qepë afrojeni te hunda dhe merrni frymë thellë.

Qepa do të kthjellojë kokën tuaj dhe do të ndalë marramendjen.

Topi i tenisit kundër dhimbjes së shputave.

Derisa shikoni televizor lëshojeni këmbën e zbathur në top të tenisit dhe shtypni shputën e këmbës duke e rrotulluar në të dy drejtimet.

Topi do t’u bëjë masazh shputave që ju dhembin.

Veshjet kundër mushkonjave.

Në vend që preparatin kundër mushkonjave të bezdisshme ta spërkatni në lëkurë bëjeni të njëjtën gjë në veshje.

Efekti do të jetë i njëjtë mushkonjat do të largohen.

Po ashtu në këtë mënyrë djersitja nuk do të zvogëlojë efektin e preparatit për mbrojtje nga mushkonjat.

Bimët dhe mëlmesat kundër erës së keqe të gojës.

Mjeti efikas kundër erës së keqe të gojës fshihet në kuzhinën tuaj.

Për ta hequr qafe këtë problem të pakëndshëm përtypni majdanoz mente apo kardamom.


Fjalet kyqe : keshilla  buka  sheron  lemzen  ndersa  qepa  marramendjen  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Krepa me banane dhe cokollate
Vetit sheruse nga rrepa e kuqe
Tullumba