Buka e zezë nga mielli integral më e mirë për fëmijët
Buka e zezë nga mielli integral më e mirë për fëmijët

Buka e zezë nga mielli integral më e mirë për fëmijët

Kuzhint.com

Buka e zezë me apo pa fara e bërë nga mielli i grurit të plotë ose thekrës, të bluara në mulli gruri apo edhe përzierjen e thekrës dhe grurit janë bukët me vlerat ushqyese më superiore.

Buka e gatuar me miell gruri apo thekre dhe me fara është shumë e mirë për aparatin tretës.

Gjithashtu këto bukë edhe përmbajnë fibra dhe acide lyrore, të cilat janë shumë të shëndetshme për organizimin.

Kjo lloj bukë mbron organizmin nga një llojllojshmëri sëmundjesh si kancerin, yndyrën në gjak, diabetin, infarktin, dëmtimet e zorrës së trashë etj.

Materiet përbërëse të kësaj buke janë kalciumi, hekuri, acidi folik, vitamina B si dhe sasi të madhe të magnezit, i cili është i domosdoshëm për metabolizmin.

Gjithashtu, kjo bukë përdoret shumë edhe për dieta, sidomos preferohet të konsumohet për mëngjes.

Në përgjithësi fëmijët duhet të ushqehen me bukë të zezë dhe kombinimi i saj me peshk ndihmon deri në 50% uljen e rasteve të astmës.

Ky rezultat ka dalë nga një studim internacional për astmën në fëmijë.

Kombinimi i magnezit dhe vitaminës E që përmban grurë të plotë me yndyrnat omega të peshkut, duket se është i rëndësishëm në këtë efekt.

Meqenëse gruri është nga ushqimet që japin reaksione alergjike në disa raste mund të jetë e nevojshme të evitohet plotësisht dhe të zëvendësohet me thekrën dhe orizin integral, elbin dhe tërshërën.

Për këtë arsye, buka e thekrës e bërë me farë buke është më e preferueshme për fëmijët.

Nga :www. tegatuajm. com


Fjalet kyqe : keshilla  buka  zeze  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

SELINO diçka më shumë për këtë bime
Torte me jogurt dhe keksa
Keke ne forme lule dielli