
Brownies me kungullë
Kuzhint.comPërbërësit:
280 gr tul kungulli,
170 gr çokollatë me përmbajtje të lartë kakao,
250 gr miell,
280 gr sheqer,
120 gr gjalpë,
60 ml vaj luledielli,
4 vezë,
1 lugë e vogël pluhur pjekës,
1 lugë e vogël kanellë,
aromë vanilje,
arrë moskatë,
një maje lugë kripë.
Përgatitja:
Parangrohim furrën në 180C.
Shkrijmë në banjomari çokollatën me gjalpin duke i vendosur këta dy përbërës në një tas që i reziston nxehtësisë sipër një tenxhere me ujë të vluar.
I përziejmë herë pas here derisa të na jetë formuar një krem çokollate.
Rrahim për afro 5 minuta me ndihmën e një rrahësi elektrik vezët me sheqerin dhe aromën e vaniljes derisa të na jetë formuar një përbërje e fryrë dhe me ngjyrë të hapur.
Përziejmë në një tas miellin e situr me pluhurin pjekës, arrën moskatë dhe kripën dhe ja shtojmë masës me vezë duke e përzierë mirë derisa të formohet një brumë homogjen.
Brumin e ndajmë në dy tasa të veçantë.
Në njërin hedhim çokollatën e shkrirë me gjalpin ndërsa në tjetrin hedhim vajin e lulediellit, kungullin e reduktuar në pure dhe kanellën.
Veshim me letër furre një tepsi drejtkëndëshe me anët jo shumë të larta dhe shtrojmë të dy masat duke i alternuar.
E pjekim browniën për afër 45 minuta.
E lëmë të ftohët plotësisht për disa orë e më pas e presim në copa për ta servirur.
Ruajta: I vendosim browniet njëra mbi tjetrën duke vendosur pak letër furre midis tyre.
I fusim në një enë të mbyllur hermetikisht dhe i ruajmë në frigorifer për maksimumi 3 ditë.
Në ngrirje mund të ruhën deri në 6 muaj duke i mbeshtjellë një nga një me letër furre.
Shpërndaje
Fjalet kyqe : embelsira brownies kungull
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Dieta me ujë, efikase për të rënë në peshë

Embelsir me kakao
