Boza receta dhe vlerat e saj
Boza receta dhe vlerat e saj

Boza receta dhe vlerat e saj

Kuzhint.com

Boza është pije e ëmbël që prodhohet nga mielli i misrit. Është e përhapur nëshumë nga vendet e Ballkanit dhe njihet si një pije me vleraushqyese.

Boza shqiptare është më e verdhë dhe më e ëmbël se llojet e tjeratë bozave që prodhohen në Ballkan e vende të tjera.

Receta:Boza ka vetëm katër përbërës: miellë misri e gruri, sheqer dhe ujë. 300gr miellë misri i perziejm me 300gr miellë gruri.

Ne 2l uje te valuar e perzien miellin ngadale duke e hedhur ne uje.

E le te vloje 5 ore duke e perzier.

Pastaj e lem që të ftohet dhe pastaj i hedh pak maja birre (fare buke) dhe e le te rrije dhe 5ore te tjera.

Pastaj i shton dhe 2, 5l uje te ftohte, e perzien mire dhe e kullon ne site te imet.

E le te rrije dhe 12 ore, pastaj nga lengu qe ngelet pas 12 oresh ne çdo 1l leng shton 100gr sheqer.

Në Shqipëri boza është prodhuar kryesisht në zonën veriore të vendit, në veçanti në zonën e Kukësit.

Boza ka katër përbërës kryesorë: miell misri e gruri, sheqer dhe ujë.

Boza shqiptare dallon nga bozat e prodhuara në vendet tjera ngaqë përbërësit kryesor i saj është misri, kurse në Turqi Bullgari, e Maqedoni mund të jetë gruri, elbi, meli dhe qiqrat.

Pas prodhimit, boza duhet të ruhet në një temperaturë prej 2-3 grade Celsius, temperaturë në të cilën boza mund të ruhet për rreth një muaj.

Boza nuk duhet të lihet të ngrihet pasi ngrirja sjell ndarjen e ujin nga lënda e thatë.

Vlera Boza ka disa dobi për shëndetin siç janë: normalizimi i tensionit të gjakut, rritja e prodhimit te qumështit tek gratë që sapo kanë lindur dhe kanë fëmijënë gji, dhe ndihmon në tretjen e ushqimit në stomak.

Boza është një ushqim i vlefshëm për njerëzit që merren me aktivitete fizike pasi përmban vitamina A E, dhe katër lloje B.

Me hyrjen e Bullgarisë në Bashkimin Evropian, boza filloi të njihej dhe të përhapej dhe në BE duke u nisur nga mitet bullgare se boza zmadhon gjinjtë e femrave, një fakt që nuk është i provuar duke u nisur dhe nga përvoja e Pacara-it, i cili shton se boza njihet për shtimin e qumështit të gjirit tek gratë që kanë fëmijë në gji por nuk ka ndonjë efekt tjetër tek gratë.


Fjalet kyqe : pije  ndryshme  boza  receta  vlera  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Qka eshte peciva (pluhuri fryres)
Tatli e shpejt dhe e leht nga ;Lendita Saqipi
Lëngu i qepës ndihmon të luftoni diabetin