Bohçe me mishe të bluar
Bohçe me mishe të bluar

Bohçe me mishe të bluar

Kuzhint.com

Përbërësit:

▪ 400 gramë mish i bluar viçi

▪ 1 kokë qepë

▪ 1 spec

▪ 2 lugë gjelle pure domatesh

▪ 200 gramë djathë i ri

▪ 1 vezë

▪ 300 gramë petë të holla për pite

▪ 1 decilitër vaj, rigon, piper i zi

▪ erëza të përziera

Përgatitja:

Qepa e speci pastrohen dhe priten në kube, djathi i ri shtypet.

Në pak vaj kaurdisen qepa e speci, sa të zbuten, e pastaj shtohet mishi i bluar dhe kaurdiset duke shtuar ujë kohë pas kohe, sipas nevojës, derisa të zbutet mishi dhe derisa të shterë lëngu i tepërt.

Shtohen pureja e domateve, rigoni, erëza sipas shijes, kripë e piper i zi dhe të gjitha përzihen e lihen për t'u ftohur.

Në mbushjen e ftohur shtohet djathi i ri dhe përzihet.

Petët për pite priten në atë mënyrë që nga një petë të fitohen katër katrorë.

Spërkaten me vaj nga katër petë për pite dhe palosen njëra mbi tjetrën, ashtu që të mos preken në skaje.

Në mes të petës vendoset një lugë gjelle mbushje e përgatitur, mblidhet me majë dhe përforcohet me pe kuzhine.

Në të njëjtën mënyrë përgatiten bohçe të tjera nga materiali i mbetur.

Në tavë shtrohet letër për pjekje, renditen aty bohçet e përgatitura dhe lyhen me vezë të tundur.

Piqen, derisa të skuqen, në furrën e nxehtë paraprakisht në 200 gradë Celsius.

Këshillë shtesë: Nëse majat e petëve piqen para kohe, bohçet mbulohen me letër alumini dhe vazhdohet me pjekje.


Fjalet kyqe : brumera  bohqe  mish  bluar  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Krepa
Pet te mbushura
Hudhrat e mbira përmbajnë akoma më shumë antioksidantë. Mos i hidhni