Bleta insekt shumë sherues
Bleta insekt shumë sherues

Bleta insekt shumë sherues

Kuzhint.com

Shkencëtarët në Brazil besojnë se helmi i një grenze braziliane vdes qelizat e kancerit dhe mund të jetë arma për kurimin e tij.

Studimi ka zbuluar se një toksinë në thumbin e kësaj grenze vret qelizat e kancerit dhe nuk dëmton ato normale.

Ekipi i Universitetit të Brazilit i cili eksperimentoi në këtë teori, deklaroi se helmi i dobëson qelizat e tumorit dhe i bën ato molekula vitale.

Por puna në këtë fazë është akoma në hapat e saj të parë dhe shkencëtarët thonë se ka nevojë për kërkime të tjera e se gjithashtu duhet gjetur mënyra e duhur që kjo kurë të aplikohet tek njerëzit.

Polybia Paulista është një lloj grenze që gjendet në jug lindje të Brazilit tepër agresive.

Edhe pse pickimi i saj është i padëshirueshëm në këto vende, shkencëtarët besojnë gjithnjë e më shumë se helmi i saj mund të vihet në përdorim për mirë shkruan BBC.

Ky insekt përmban një toksinë të rëndësishme të quajtur MP1 që e përdor për të sulmuar ose për të mbrojtur veten.

Rezultati se MP1 mund të shkatërrojë qelizat e kancerit erdhi pas përfundimit të eksperimentit tek minjtë.


Fjalet kyqe : keshilla  helmi  grenze  vdes  qelizat  kancerit  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Konsumi i fasules së zezë
Kifle me karamel dhe lajthia(ose arra)
Torte me arra