Biskota me krem limoni
Biskota me krem limoni

Biskota me krem limoni

Kuzhint.com

Përbërsit e recetës :

200g miell , 200g gjalpë i butë në temperaturë ambienti , 100g niseshte , 100g sheqer pluhur , 6 vezë të ziera – vetëm e verdha, lëkura e grirë e 1 limoni bio , pak kripë , pak uthull , krem , limona,

Pregaditja e recetës :

Në robot përziejmë miellin, gjalpin, niseshtenë, sheqerin pluhur dhe të verdhat e vezëve në thërrime.

Shtojmë kripën, lëkurën e grirë të limonit dhe vazhdojmë t’i përziejmë në robot derisa të kemi si rezultat një brumë homogjen.

I japim brumit formë të rrumbullakët dhe e lëmë të pushojë të mbuluar me letër plastike për një orë në frigorifer.

Pas kësaj kohe, brumin e punojmë pak me dorë mbi një sipërfaqe të sheshtë.

E ndajmë më pas në topa të vegjël sa një kokërr arre, i vendosim te tava e furrës e veshur më parë me letër furre, shtypim me gisht çdo biskotë në mes për të krijuar një gropë të vogël dhe të thellë.

I lëmë në frigorifer për 30 minuta dhe më pas i pjekim për 12-15 minuta në furrën e ngrohur më parë me 180 C.

Kremi : 25g gjalpë, 1 vezë, 25g sheqer, 40ml lëng limoni, lëkura e 1/2 limoni e grirë në rende.

Tretim gjalpin në një tenxhere të vogël, shtojmë të gjithë përbërësit e tjerë dhe e lëmë në flakë të ulët duke e përzier pa ndërprerje me rrahësin e vezëve, derisa të trashet.

E lëmë të ftohet, kur biskotat dhe kremi të jenë ftohur plotësisht, i mbushim te gropat e krijuara me pak krem dhe i zbukurojmë me një frutë të freskët.


Fjalet kyqe : embelsira  biskota  krem  lemon  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

MILK SHAKE ME BANANE
Sallam çokollate
Maskë per pastrimin e fytyres dhe largimin e qimeve nga  fytyra!