Biskota 2 ngjyrershe
Biskota 2 ngjyrershe

Biskota 2 ngjyrershe

Kuzhint.com

Perberesit:

  • 225 gr – gjalpe (pa kripe)
  • 110 gr - sheqer *
  • 2 lugë - vanilje
  • 1/4 lugë (gjelle) - kripe
  • 300 gr miell apo 2. 5 gota uji
  • 20 gr - kakao
  • 1 vezë
  • 1 luge gjelle ujë

Pergatitja:

- Shkrijme gjalpin me sheqerin, i perzjeme lehte, shtojme vaniljen dhe kripen, shtojme miellin, vazhdojme perzjerjen me majën të gishtave deri sa te jene perziere plotesisht gjalpi dhe mielli!

- Ndajme brumin ne në 2 pjesë të barabarta!

- Në njeren nga gjysmat e brumit shtojme 20 gr kakao (me kujdes qe pluhuri te perhapet ne tere masen)

- Hapim brumin ne katrore 20 cm me 20 cm gjeresi dhe më pak se 1 cm të trasha.

- Presim 9 shirita nga 1-1. 5cm të gjerë të çdo brume, vendosim mënjanë pjesën e mbetur.

- Sistemoni siper/anash afer njera- tjetres me ngjyra alternative (shiko foton), me ane ten je furçe lyeni anet me vezë per te ndihmuar shiritat te ngjiten së bashku.

- Hapni pjesën e mbetur ne forme pete derisa ajo te jete mjaftueshem e gjerë për të mbuluar plotësisht 9 shiritat e bashkuar.

- Mbeshtillini në leter plastike dhe vendosi në frigorifer për të paktën 30min të ftohen dhe të forcohen.

- Ndizni furren te ngrohet ne 175 ˚ C.

- Nxirreni nga frigoriferi, pritni biskotat me rreth 0. 5-0. 7cm trashësi.

- Piqini në tave biskotash për 12 min.

- Pasi i nxjerrim nga furra biskotat do jene të buta dhe te të ngrohta.

- I vendosni mbi kartpiceta, për të thithur yndyrën të tepërt.

- Biskotat lihen te ftohen.

Ju befshin mire!


Fjalet kyqe : embelsira  biskota  ngjyrershe  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

ORARI I GJUMIT SIPAS MOSHAVE
Torte me jogurt dhe kokos
-Kifle të shpejta-