Bimet që ndihmojnë tretjen e ushqimit
Bimet që ndihmojnë tretjen e ushqimit

Bimet që ndihmojnë tretjen e ushqimit

Kuzhint.com

Rozmarina, kimjoni, menta, melisa, sanëza, pelini, lule bliri, xhenxhefili, kamomili etj. , ndihmojnë aktivitetin intestinal, duke vepruar në mënyrë të veçantë në tretjen e ushqimit.

Roli kryesor i stomakut është të bëjë tretjen e ushqimit dhe të largojë bakteret e këqija.

Simptomat e një tretjeje jo të mirë janë dhimbjet e stomakut, të cilat shpesh shkaktohen nga stresi, ngrënia jo e rregullt e vakteve, por dhe ngrënia me tepricë.

Duhen shmangur kafeja, duhani, alkooli.

Keqtretja duhet të trajtohet afatgjatë me anë të një diete të posaçme.

Gjatë gatimit mund të përdorni erëza të tilla si, rozmarina apo kimjoni sepse ndihmojnë në një tretje më të mirë të ushqimit.

Pas vakteve konsumoni çaj të mentës (tonik i tretjes) ose melisës (kundër fryrjes së barkut dhe zorrëve) për të ndihmuar stomakun të kryejë më lehtë funksionin e tretjes.

Sanëza nxit tretjen e ushqimit në mënyrë që përmbajtja e ushqimit të mos qëndrojë për një kohë të gjatë në stomak.

Pelini përdoret kundër sëmundjeve të lukthit, tretjes së dobët të ushqimit, mundimit, mungesës së oreksit, sëmundjeve të mëlçisë, veshkave, verdhëzës, etj.

Lule Bliri përmirëson çrregullimet e stomakut dhe vështirësinë e tretjes.

Përzierja e stomakut – vjellja mund të jetë simptomë e helmimit nga ushqimi, infeksione të stomakut, migrenë, ose dhe shtatzëni.

Për të ndihmuar në qetësimin e stomakut, duhen konsumuar çaje të tillë si, mente, xhenxhefil, kamomil dhe t’i shtohet mjaltë sipas dëshirës.

Zgjedhja bëhet në bazë të shijes suaj. /Telegrafi/


Fjalet kyqe : keshilla  bimet  ndihmojne  tretjen  ushqimit  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Keshilla per gatim: Si te ruajme ngjyren e bizeleve gjate zierjes?
Akullore me arom vanilje
Revani e përgaditur nga ne