Biftekë me speca të kuqë djegës
Biftekë me speca të kuqë djegës

Biftekë me speca të kuqë djegës

Kuzhint.com

Përbërësit:

▪ 700 gr biftek pa dhjamë,

▪ 2 lugë vaj ulliri,

▪ 2 lugë lëng limoni,

▪ lëkura e grirë e 1/2 limoni,

▪ 1 lugë salcë soje,

▪ 1 lugë sheqer integral,

▪ 1 thelbi hudhër e grirë

Salca me spec të kuqë:

▪ spec i kuq 1/4 filxhan kos,

▪ 1 thelbi hudhër e grirë,

▪ lëkura e grirë e 1/2 limoni,

▪ pak salcë pikante, kripë, piper dhe erëza për dekorim

Përgatitja:

Fillimisht bashkojmë në një enë me kapak vajin, lëngun e limonit, lëkurën, salcën e sojës, sheqerin dhe hudhrën.

Shtojmë biftekun duke e lyer nga të dyja anët.

Më pas e mbyllim enën me kapak dhe e lëmë në frigorifer për rreth 2 orë.

Ngrohim skarën.

Për të përgatitur salcën, pjekim në skarë specin e kuq nga të gjitha anët.

E vendosim në një enë me kapak për 10 minuta që të ftohet.

I heqim lëkurën dhe e presim në shirita.

Hedhim specin, kosin, hudhrën dhe lëkurën e limonit në një mikser dhe i përziejmë.

Shtojmë më pas salcën pikante, kripën dhe piperin.

Heqim biftekun nga marinada dhe e thajmë.

E pjekim në skarë, duke e kontrolluar herë pas here.

Për ta servirur biftekun e shoqërojmë me salcën e përgatitur.


Fjalet kyqe : biftek  spec  djeges  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Si te përgaditni qajin e xhenxhefilit  si dhe dobit e tij (mendimi i shume miqve )
Mufinsa me gjalpë kikiriku.
Bajander e përkryer vetem për 6 minuta