Berliner
Berliner

Berliner

Kuzhint.com

Përbërsit e recetës :

500 gr miell, 40 gr tharrme buke, 125 ml qumësht, 100 gr sheqer, 100 gr margarinë, 1 vezë, yndyrë për pjekje

Pregaditja e recetës :

Mielli hidhet në një enë, në mes hidhet tharrmi i bukës, që zbutet në qumësht të vakët.

Për rreth miellit, hidhet sheqer, pakëz kripë dhe margarina e butë e ndarë në copa. Të gjithë përbërësit përzihen së bashku, përzihen edhe vezët, dhe brumi vazhdohet të përzihet gjer sa të ndahet nga ena, pastaj mbulohet e lihet të vijë 30 minuta. Brumi i ardhur hidhet mbi tryezë, ose në një vend të rrafshët, dhe hollohet ne një petë me trashësi prej 2 cm, pastaj me anë të një gote peta pritet në rrathë; shtrohet miell, hidhen petullat e ndara, dhe prapë lihen të vijnë edhe 15-20 minuta.

Në një tigan hedhim vaj të bollshëm, dhe në temperaturë mesatare të lartë, petullat skuqën në të dy anët, hiqen nga zjarri dhe sipër u hidhet sheqer.


Fjalet kyqe : brumera  berliner  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Peshqi me sos dhe perime
22 ushqimet që u ndihmojnë të bini nga pesha në verë
KREM TORTE