Berlina
Berlina

Berlina

Kuzhint.com

Përbërësit:

* 500 gr miell

* 40 gr tharm

* 125 ml qumësht

* 100 gr sheqer

* 100 gr margarinë

* yndyrë për pjekje

Përgatitja:

Mielli qitët në një enë, në mes qitët tharmi i bukës, që zbutet në qumësht të vakët.

Për rreth miellit, qitët sheqer, pakëz kripë dhe margarina e butë e ndarë në copa.

Të gjithë përbërësit përzihen së bashku, qitet edhe veza, dhe brumi vazhdohet të përzihet gjer sa të ndahet nga ena, pastaj mbulohet dhe lihet të vijë per 30 minuta.

Brumi i ardhur qitet mbi tryezë, ose në një vend të rrafshët, dhe tollohet ne një petë me trashësi prej 2 cm, pastaj me anë të një gote peta prehet në rrathë; shtrohet miell, qiten petullat e ndara, dhe prapë lihen të vijnë edhe 15-20 minuta.

Në një tigan qitet vaj i bollshëm, dhe në temperaturë mesatare të lartë, petullat skuqën në të dy anët, hiqen nga zjarri dhe sipër u hedhet sheqer.

Nese i gatuani ateher Ju befshin mire!


Fjalet kyqe : brumera  berlina  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Ëmbelsirë e shijshme me bajame
 Kofshe pule te marinuara me jogurt
Krahe pule te pjekura ne furre nga Luljeta Morina