Bavette me karkaleca
Bavette me karkaleca

Bavette me karkaleca

Kuzhint.com

Përbërsit e recetës :

400 gr bavette, 250 gr karkaleca, 1 thelb hudhër, ½1 qepë, I gotë lëng peshku, 2 lugë gjelle konjak, 1 gotë verë e bardhë, 5 lugë gjelle vaj ulliri.

Pregaditja e recetës :

Vëmë të ziejnë bavettet sipas instruksioneve të paketës e më pas i kullojmë.

Ndërkohë në një tigan të madh të nxehur hedhim vajin e ullirt, hudhrën dhe më pas qepën.

Kur këto të kenë marrë ngjyrë të artë shtojmë kerkalecat e pastruar dhe të prerë në copa dhe i skuqim duke i përzier vazhdimisht.

Ky proces nuk duhet të zgjasë më shumë se 5 minuta sepse karkalecat e humbin shijen kur gatuhen gjatë.

Pasi bëhen karkalecat i shuajmë me konjak.

Me ngadalë i shtojmë verën dhe lëngun e peshkut dhe i lemë të ziejnë derisa të krijojnë një masë homogjene.

Në fund shtojmë bavettet, i përziejmë mirë e i servirim të ngrohta dhe të zbukuruara sipas dëshirës.


Fjalet kyqe : receta  huaja  bavette  karkaleca  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Cambella
-Kifle të shpejta me djathë -
Tortë shtresore