Barërat të cilat kurrsesi nuk duhet t’ua jepni fëmijëve
Barërat të cilat kurrsesi nuk duhet t’ua jepni fëmijëve

Barërat të cilat kurrsesi nuk duhet t’ua jepni fëmijëve

Kuzhint.com

Edhe pse janë krijuar për të na ndihmuar, barnat shpeshherë mund të jenë të dëmshme, në veçanti për të vegjlit.

Andaj kurrë mos u jepni atyre ilaçe pa u konsultuar paraprakisht me mjekun.

Aspirinë - Mund të bëjë një fëmijë të ndjeshëm ndaj sindromës Reye-s, një sëmundje e rrallë, por potencialisht fatale.

Ilaçet kundër kollës dhe të ftohtit - Studimet tregojnë se këto ilaçe në të vërtetë nuk ndihmojnë për të zbutur simptomat e fëmijës suaj dhe ato mund të jenë të dëmshme, sidomos kur një fëmijë gabimisht merr më shumë se doza e rekomanduar.

Ilaçet kundër të vjellave - Mos i jepni fëmijës tuaj ilaçe kundër të përzierave, vetëm nëse mjeku i tij në mënyrë specifike e rekomandon atë.

Shumica e periudhave të të vjellave janë mjaft jetëshkurtra dhe foshnjat dhe fëmijët zakonisht e kalojnë këtë pa ndonjë mjekim.

Mjekime të rriturish-Dhënia fëmijës tuaj një dozë të vogël të një ilaçi të destinuar për një të rritur është e rrezikshme.

Ilaçet e recetës së një personi tjetër dhe për kushte të tjera shëndetësore– Ilaçe të tilla mund të jenë të paefektshme dhe të rrezikshme për fëmijët.

Çdo gjë e skaduar - Hidhni poshtë çdo ilaç që keni marrë me recetë, apo ilaçe për kollën, sapo ato të skadojnë.

Gjithashtu hiqni qafe ilaçet që kanë ndryshuar ngjyrën apo formën.

Tableta që përtypen-Ato janë një rrezik mbytjeje për foshnjat.


Fjalet kyqe : keshilla  ilaqet  cilat  kurrsesi  duhet  jepni  femijeve  vegjel  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Tortë e shkrifët me  mbushje të arrave
Kujdes nga limoni që ju serviret me pije
Pogaqe me mielle misri dhe me sugjuk