Bëjeni vetë pijen me elektrolite
Bëjeni vetë pijen me elektrolite

Bëjeni vetë pijen me elektrolite

Kuzhint.com

Keni dehidruar? Na ndodh shpesh të gjithëve, por kjo mund të ketë edhe pasoja, si marramendje dhe të përziera.

Atëherë keni nevojë për një pije me elektrolite.

Shpesh zgjohemi të etur, dhe nuk jemi të vetëdijshëm për këtë gjë.

Keni mundur të dëgjoni se si ju thonë: por, tani është vonë, tashmë keni dehidruar!

Na ndodh që sado që tingëllon budallallëk të harrojmë të pimë ujë, të mos konsumojmë mjaft lëngje kur ushtrojmë ose shkojmë në palestër, por kjo ndodh edhe verës.

Kur djersitemi shumë nuk shpenzojmë vetëm shumë ujë, hidrogjen dhe oksigjen, por dhe natrium dhe kalium.

Ndërsa, mungesa e këtyre mineraleve bën që organizmi të mos absorbojë mirë ujin e zakonshëm, të cilin pastaj e pini.

Për rehabilitim pas dehidrimit më të mirat janë pijet me elektrolitet të cilat zakonisht i pinë sportistët.

Elektrolitet janë shumë të rëndësishme kur është në pyetje balancimi në organizëm.

Dhe nuk duhet t’i çrregullojmë, qoftë me dehidrim ose hiper-hidratim (nëse pini sasi të tepërt të ujit për kohë të shkurtër).

Këto çrregullime zakonisht janë të lidhura me sasitë e natriumit, kalciumit dhe kaliumit, siç e kemi theksuar tashmë.

Me aktivitet fizik ne humbin elektrolitet përmes djersës dhe urinës dhe duhet t’i kompensojmë rregullisht.

Pijet me elektrolitet nuk do t’u nevojiten nëse jeni të zellshëm kur është në pyetje hidratimi i organizmit.

Por, të rrallë janë ata që hyjnë në atë grup, apo jo?

Gjithmonë është zgjidhje më e mirë ta përgatisni vetë pijen tuaj sesa të blini pijet me elektrolitet.

Ne do t’ju tregojmë se si : Keni nevojë për 950 ml ujë, 2 lugë mjaltë të papërpunuar, 1/3 filxhan lëng të pastër limoni, gjysmë lugë çaji të kripës së detit (ose një çerek lugë çaji nëse kripa është e imët).

Të gjithë përbërësit vendosni në kavanoz ose enë të ngjashme dhe përzieni mirë dhe tundni derisa mjalti dhe kripa të mos treten.

Mbi kavanoz vendosni një copë letre të yndyrshme për pjekje, dhe përmbi të kapakun.

Ekzistojnë edhe disa receta tjera për pijet shtëpiake me elektrolitet, dhe ne ju sjellim dy.

Përzini dhe tundni mirë, sikurse në recetën e parë, përbërësit në vijim: 1 litër ujë, gjysmë litri ujë nga xhenxhefili, lëng të freskët të shtrydhur nga tre limona më të vegjël, gjysmë luge të çajit me kripë të detit (mund të shtoni edhe pak më shumë nëse dëshironi) dhe pak mjaltë për ta ëmbëltuar pijen.

Për të bërë ujë nga xhenxhefili keni nevojë për: 1 rrënjë xhenxhefili me madhësi mesatare, 1 litër ujë dhe pak mjaltë.

Xhenxhefilin e preni në copa të vogla, shtoni ujë dhe lëreni të ziejë.

Kur uji të vlojë ziejeni xhenxhefilin në zjarr të lehtë, transmeton Koha. net.

Kullojeni, shtoni mjaltin dhe lëreni të ftohet në temperaturë të dhomës.

Për pijen tjetër ju nevojiten: 1 filxhan ujë (më së miri i filtruar), 1/3 filxhan të lëngut të freskët të rrushit, fruta mali ose portokall, 1/4 lugë të vogël çaji me kripë dhe shumë pak sodë bikarboni.

Mund të ëmbëltoni gjithçka me pak mjaltë.

Të gjithë përbërësit përzieni mirë, ruani në kavanoz të vockël dhe pini të ftohët.


Fjalet kyqe : pije  ndryshme  bejeni  vete  pijen  elektrolite  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Torte me banane dhe salce karameli
Krofne(petulla;lokuma) nga Izmir Linda Selami
Krem puding i shijshem