Bakllave
Bakllave

Bakllave

Kuzhint.com

Përbërësit:

  • 2 vezë të plota e
  • 3 të verdha vezësh,
  • 1 gotë vaj e 1 qumësht,
  • afro 600 gr miell të situr dhe të përzier me1 pluhur paste,
  • 700 gr niseshte,
  • 1/2 kg arra të grimcuara osefestek të bluara,
  • 1/2 kg gjalpë.

  • 2 kg sheqer,
  • 1 lit ujë,
  • lëngu i limonit,
  • 1 sheqer vanileje.

Gatimi:

Tunden vezët me pirun, shtohet vaji dhe qumështi.

Në masën e përzier mirë, shtohet mielli pak nga pak dhe zihet një brumë i butë.

Brumi ndahet në 10 pjesë, e pastaj nga çdo pjesë bëhen nga 5 toptha, gjithsej 50 toptha. Çdo topth hapet sa një pjatë e vogël dhe duke e përmillur me niseshte vehen nga 5 petë njëra mbi tjetrën.

Pesë petët e bashkuara hapen dhe hollohen duke i përmillur me niseshte, në një petë të hollë dhe të madhe.

Njëlloj veprohet me tërë masën e brumit.

Nëse dëshirohet bakllava me petë të radhitura, atëherë petët e holluara vihen në tepsi njëra mbi tjetrën, duke i spërkatur me nga një lugë yndyrë.

Pasi të hollohen dhe palosen në tepsi gjysma e petëve, vihen arrat dhe shtrihen nga të gjitha anët njëlloj.

Hollohen edhe gjysma e petëve të tjera në të njëjtën mënyrë dhe vihen mbi arra.

Pritet në formë delimash.

Nëse dëshirohet bakllava me petë të mbështjella në role, atëherë pasi të hollohet peta me 5 kuleç, paloset gjer në gjysmë nga të dyja anët, poshtë dhe lartë.

I hidhen arrat në mes në formë shiriti dhe mbështillet sikurse roladë, duke e palosur pjesën e lartë përmbi.

Bakllava pritet në delima madhësish të dëshiruara dhe me lugë i hidhet gjalpi i shkrirë.

Futet në furrë të nxehtë me temperaturë 170 gradë C për t’u pjekur dalëngadalë për 11/2 orë ose edhe më tepër.

Nëse bakllava skuqet mbi që në fillim, ajo mbulohet me letër dhe pjekja vazhdon gjersa të skuqen petët edhe brenda.

Sherbeti:Vlohet uji me sheqer, shtohet limoni i grimcuar dhe lëngu i gjysmë limonit si dhe 1 sheqer vaniljeje.

Pasi të largohet sherbeti nga zjarri, shtohet një gotë çaji ujë i ftohtë dhe me sherbet të valë, përvëlohet bakllava e ftohur.

Mbulohet gjersa ta pijë sherbetin.

Variant për mbushje:1 kg vishnje të pastruara nga bërthamat sheqerosen pak dhe në shirit vendosen në vend të arrave.

Mund t’i hidhen pak arra të bluara, në mënyrë që ato ta thithin lëngun e vishnjeve.

Gatuhet dhe piqet në të njëjtën mënyrë sikurse bakllava me arra

Nëse keni diçka për të shtuar në temë ju lutem shkruani poshtë tek komentet.

Foto nga Fide Helshani


Fjalet kyqe : embelsira  bakllave  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

 Ëmbelsirë me sprite
Njoki me salce djegese
Si ti heqim njollat e ndryshkut ne rroba?