Bakllav me fistik
Bakllav me fistik

Bakllav me fistik

Kuzhint.com

Perberesit:per petet: -600 gr miell prej gruri te verdhe -1/2 filxhan kafe vaj ulliri -1 luge supe gjalp qumeshti -80 ml qumesht -30 ml uje -6 vez 1 filxhan kos niseshte, dhe miell orizi Per mbushjen: -400 gr fistikia te embla. Gjysma te thermuara imet dhe gjysma te prera trashe. (ato me levozhge, jeshilet) -Mase per lyerjen e perteve: -300 gr gjalp lope ose dele -100 gr margarine -6 luge supe vaj luledielli Te gjitha bashke te shkrira, gati per tu perdorur . Per sherbetin: -600 gr sheqer -750 ml uje -1 dru kanelle l-cop limoni Pergatitja: Pasi e sitim miellin, e veme ne nje ene, bejme nje grope ne mes ku hedhim kosin, vezen, vajin e ullirit, gjalpin e shkrire dhe gjysmen e mases se ujit dhe te qumeshtit. Perzjejme gjithe perberesit dhe shtojme dhe gjysmen tjeter te qumeshtit me ujin dhe brumosim, gjersa te kemi nje brum te forte.

Qe mos te zbutet brumi s'duhet te zihet ne vend sh. te ngrohte.

Nuk duhet te jete dhe shume i forte vec, qe te mund te punohet me t, hollojs I japim brumit forme cilindrike me trashesi 5-6 cm, dhe e presim ne 25 copa te barabarta qe te hapim petet. Hapim 8-10 petet e para sa 1 pjate frutash me diameter 15 cm.

Qe te mos ngjiten, i lyejme me sh. niseshte dhe i rendisim njera mbi tjetren.

Qe te hapim 8-10 pete bashke.

Siperfaqja ku do hapim petet duhet te jete e lyer me shume niseshte. Lyejme mire taven me vaj dhe shtrojme 6-8 petet e para, duke lyer shume me gjalp te vaket.

Shtrojme dhe peten e fundit te "bazes", duke hedhur siper saj fistikat. Hapim dhe petet e tjera qe duhet te jene shume te holla.

Nqs do ti hapim me pec te holle, prape niseshteja midis peteve duhet te jete me shumice, qe te mos ngjiten me njera tjetren.

Shtrojme petet siper, me te njejte menyre me te poshtmet.

Nqs cahen, nuk na shqeteson, sepse gjate pjekjes do homogjenizohen.

Vetem kujdes me 2 petet e siperme, qe te mos cahen. Pasi shtruam gjithe petet lyejme siper me masen e gjalpit te vaket me shumice. E ndajme me thike ne rombe dhe hedhim perseri gjalp siper. E pjekim bakllavane ne furre te parangrohur ne 180 grade.

Brenda 30-40' petet do fryhen e do marrin ngjyre ne te kuqe.

E nxjerrim nga furri dhe e lyejme me pak gjalp.

E veme siper mbi syrin e ndezur te sobes(pllaken), ne temperature te ulet.

E rrotullojme taven me kujdes qe te piqet bakllavaja mire edhe poshte. Nderkaq kemi ne zjerre sherbetin, i cili duhet te kete trashesine e vajit te ullirit.

Ne sherbet nuk harrojme te hedhim dhe kanellen me lekuren e limonit.

Dhe sherbetin, sic eshte e hedhim ne bakllavane e nxehte.

E leme bakllavane qe te ftohet dhe te thithe gjithe sherbetin. Ju befte mire. !


Fjalet kyqe : embelsira  bakllav  fistik  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Pogaqe alla bosnje me djathe feta
Dollma(speca) te mbushur me mishë nga ne
Hasselback patatete