Bakllasarëm
Bakllasarëm

Bakllasarëm

Kuzhint.com

Përbërësit: -1kg Miell Finnesa -1 decilitër vaj -2 lugë kripë -200 gr gjalpë -2 thelba hudër -1 litër Kos -500 mL ujë Përgatitja: Për ta përgatitur brumin, e përziejmë së bashku ujin, miellin dhe 1 lugë kripë, dhe i ndajmë në 18 kuleçë, dhe këto kuleçë hollon dhe palosen nga 3 kuleçë një mbi një.

Këto kuleçë spërkaten me nga 1 lugë yndyrë (e cila është përgatitur me vaj dhe gjalpë të shkrirë dhe të përzierë).

Këto petët e përgatitura hapen me dorë në madhësi sa madhësia e tepsisë, dhe spërkaten me nga 2 lugë yndyrë.

Këto petë më pas rrotullohen në formë të rolladës dhe vihen në tepsi, dhe pitja pjeket për 50-60 minuta në temperaturë prej 200 gradë celcius.

Bakllasarmës ia shtoni edhe kosin, i cili kur përgatitet përzihet me 1 lugë kripë dhe 2 thelba hudër, dhe vendoset mbi pitën e pjekur kur pitja është ende e ngrohtë dhe tepsija vendoset edhe për 10 minuta në furrë.

Ju bëftë mirë!


Fjalet kyqe : brumera  bakllasarem  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Rolle me çokolladë dhe kokos
TURSHI TE JASHTËZAKONSHME
TESPISHTE