‘Krempite’
‘Krempite’

‘Krempite’

Kuzhint.com

Krempite është mbretëreshë ndër ëmbëlsirat. Është ideale për kafen e pasdites, darkë me qumësht të nxehtë, si ngushëllim për gratë e lënduara, por edhe për shoqërinë e cila nuk largohet nga shtëpia juaj Përbërësit: 6 të bardha të vezës 6 lugë sheqer 3 lugë vaj 3 lugë qumësht 6 lugë miell Filli: 6 të bardha të vezës 19 lugë sheqer 4 puding vanilje 1 litër ujë Përzieni me përzierse të kuqtë e 3 vezëve me 3 lugë sheqer, 1, 5 lugë vaj, 1, 5 lugë qumësht dhe 3 lugë miell.

Shtrieni brumin në një tepsi të vogël mbi letrën për pjekje dhe piqeni në 200 gradë. Kështu i pjekim dy fletë (kore).

Përziejmë mirë të bardhin e 6 vezëve me 15 lugë sheqer.

Në një litër ujë dhe 4 lugë sheqer ziejmë katër pudingë vanilje dhe të nxehtë e shtojmë ngadalë mbi të bardhin e vezëve duke e përzier vazhdimisht, derisa masa të njëjësohet. Fleta (korja) e poshtme mbetet në tepsi, mbi të shtohet masa e nxehtë e përzier dhe pastaj fleta (korja) e sipërme.

E ftohim në frigorifer.

E presim në katrorë dhe i spërkatim me sheqer pluhur. /femra. net/


Fjalet kyqe : embelsira  krempite  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Sallatë me karkaleca
Fërgesë e Tiranës
Krofne (berlina)