Ëmbelsirë tre diteshe
Kuzhint.comPerberesite:
250 gr Buter ose margarine,
325 gr+ 2 Luge gjelle sheqer,
325 gr Miell,
2 Luge caji bakin,
2 Luge gjelle kakao,
2 Luge gjelle qumesht,
600 ml Ajke,
2 Pako sheqer vanille,
400 gr Schmand
250-300 gr Malina,
1 Tortenguss-Pluhur sikur pudingu vetem qe kjo pergaditet me ujë.
PERGADITJA:
Buterin me 200 gr sheqer e rrahim me mikser pastaj vezet ia shtojme nje nga nje.
Miellin e perzim me bakinin dhe e qesim te buteri(gjalpi). 1/3 e brumit e qesim ne nje tepsi 26cm te lyer me vaj dhe e pjekim per 15 -20 minuta ne temperature 175 Grad.
Pasi te pjeket e largojme peten nga tepsia dhe e lem qe te ftohet.
Pjeses tjeter te brumit i shtojme kakao te perzier me qumesht pastaj brumin e qesim ne tepsi 26 cm dhe e lem te piqet per 25 minuta ne temperatur 175 Grad.
Largojme peten nga tepsia pasi te piqet dhe e lem qe te ftohet.
Ajken e rrahim me 125 gr sheqer dhe sheqer vanillen dhe ne fund ia qesim schmand-in.
Presim pandispanjat ne dy pjese.
Marrim nje rrethe si ne foto e vendosim mbi nje pjate te madhe te rrumbullaket.
Peten nga kakao e vendosim aty mbrenda dhe e lyejm me 1/3 e kremit dhe ia qesim pandispanjen me ngjyre te qelet prap e lyejm me 1/3 kremit dhe ia qesim peten me ngjyre kakao.. E lyejm edhe peten e siperme dhe e lem 3 dite ne frigorifer per tu ftohur.
Pasi te jete ftohur torta ia largojme rrethin dhe ne tere siperfaqen e saj renditim malina.
Tortenguss me 250ml uje dhe 2 luge gjelle sheqer i vlojme e lem pak te ftohet dhe ia qesim malinave mbi. lecker. de
Fjalet kyqe : embelsira torte diteshe