Ëmbelsirë pasta flora
Ëmbelsirë pasta flora

Ëmbelsirë pasta flora

Kuzhint.com

Përbërësit:

350gr miell,

250gr gjalp te ftohte,

1 veze te plote + 1 te verdhe veze,

2 luge sheqer,

1 luge te vogel pluhur pjekes,

3 luge brandy (konjak),

pak kripe,

reçel dhe fruta te thata sipas deshires per mbushje.

Përgatitja:

Bashkojme ne nje tas te madh miellin, pluhurin pjekes, sheqerin dhe pak kripe duke i perziere mire.

Presim gjalpin e ftohte ne kubik te vegjel dhe i shtojme gjysmen e tij mases se mesiperme bashke me brandin duke e perziere mire me dore; brumi ne kete moment duhet te rezultoje si therrime.

Shtojme edhe gjysmen tjeter te gjalpit dhe vezen e plote duke vazhduar perzierjen.

Nese shohim qe brumi nuk lidhet mire, shtojme 2-3 luge uje te ftohte.

E ndajme brumin 1/3 me 2/3, i mbeshtjellim te dyja pjeset me leter celofoni dhe i vendosim ne frigorifer per te pakten 1 ore.

Pasi ka kaluar kjo kohe, ne tavolinen e punes hapim me okllai 2/3 e brumit dhe e shtrojme ne taven e rrumbullaket duke eleminuar brumin e tepert nga anet.

Shtojme reçelin (nevojiten 5-6 luge plot) dhe frutat e thata.

Hapim ne forme drejtkendore edhe pjesen e mbetur te brumit (pra 1/3 e tij), e presim ne shirita dhe i alternojme keto shirita mbi reçelin.

I lyejme shiritat e brumit me nje te verdhe veze holluar me pak uje.

E pjekim pasta floren ne

furre te parangrohur ne 180 �C per rreth 30 minuta.

Këshille: Nese pasten e mbushim me reçel portokalli apo limoni, i shtojme brumit edhe lekuren e 1 portokalli te grire.


Fjalet kyqe : brumera  pasta  flora  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Kifle të ëmbëla
Torte pudinge (cheesecake)
NJOKI ME GJALPE E DJATHE