Ëmbelsirë  mixse
Ëmbelsirë mixse

Ëmbelsirë mixse

Kuzhint.com

Perberesit:

Per çokollaten e bardhe:

▪ 120 gr gjalpe,

▪ 250 gr biskota,

▪ 380 gr çokollate te bardhe,

▪ 380 ml krem qumeshti,

▪ 750 gr krem djathi,

▪ 1 shkop vanilje,

▪ 60 gr sheqer pluhur,

▪ 2 flete xhelatine.

Pergatitja:

Perziejme gjalpin me biskotat e therrmuara dhe e pjekim per 10 min ne 180 grade.

Ziejme kremin e qumeshtit me vaniljen, shtojme çokollaten e bardhe, pasi te kete marre nje vale, shtojme fletet e xhelatines te zbutura per 5 min ne uje te ftohte.

Perziejme kremin e djathit me sheqerin pluhur dhe ia shtojme çokollates.

E vendosim ne frigorifer per 2 ore.

Ne fund e hedhim ne forma.

Per kremin e djathit me vanilje:

▪ 100 gr krem djathi,

▪ 100 gr krem qumeshti i rrahur,

▪ 40 gr sheqer pluhur,

▪ 1 shkop vanilje,

Pergatitja: Rrahim ne blender kremin e djathit me vaniljen dhe sheqerin pluhur, e perziejme me krem qumeshtin e rrahur.

Per xhelin e mangos:

▪ 100 gr pure mango,

▪ 100 ml shurup,

▪ 2 flete xhelatine te zbutura ne uje te ftohte per 5 min.

Pergatitja: Rrahim ne blender purene e mangos me shurupin dhe e veme ne zjarr.

Pasi te jete nxehur i shtojme fletet e xhelatines.

E kullojme ne nje kullojese dhe e vendosim ne tepsi, e leme ne frigorifer per 3 ore.

Sfera mango:

▪ 24 copa sfera mangoje te prera me lugen e parisienit,

▪ 500 ml shurup,

▪ 4 flete menteje te prera holle,

Pergatitja: Ziejme shurupin me menten, i shtojme sferat e mangos dhe e leme te zieje per 6 min, e largojme nga zjarri dhe e leme te ftohet.

Per puren mango:

▪ 200 gr mango e prere holle,

▪ 200 ml uje,

▪ 10 gr xhinxher,

▪ 80 gr sheqer,

Pergatitja: Ziejme ne zjarr te lehte te gjithe perberesit se bashku.

E rrahim ne blender dhe e kullojme ne kullojese.

Dekorojme dhe sherbejme.

E nxjerim nga format embelsiren dhe e vendosim ne pjate.

Vendosim siper sferat e mangos, vendosim nje luge mus krem djathi dhe nga te dyja anet vendosim xhelin e mangos.

Ju beft mire!


Fjalet kyqe : embelsira  embelsir  mikse  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Embelsire me arra, lejthia dhe ajke
Dhjami i derrit është ideal për shërimin e hemoroideve
Biskota të mbushura me çokollad