Ëmbelsirë me shumë  shije
Ëmbelsirë me shumë shije

Ëmbelsirë me shumë shije

Kuzhint.com

Përbërësit:

4 vezë, 4 lugë sheqer,

1 lugë miellë,

7 lugë arra.

1 filxhan kafe të zier.

150 gr keksa të bluar,

250 gr arra të bluara,

2 dcl lëngu coca col,

250 gr margarin,

200 gr sheqer pluhur,

100 gr qokolatë e shkrirë,

250 ml ajkë e ëmbël(hoplla).

Përgatitja:

Rrahim të bardhët e vezëve pastaj i shtojmë sheqerin dhe i rrahim përsëri deri sa të trashen.

Pastaj i shtojmë të kuqt e vezëve, arrat dhe miellin dhe i përziejmë mirë.

I qesim në tepsi 22cm dhe e pjekim 20-25 minuta në temperaturë 180*C.

Ziejmë 1 filxhan kafe, e kullojmë dhe me këtë spërkasim embelsirën e ftohur.

Keksat e bluar dhe arrat i përziejmë me koka kollë në një enë.

Në një enë tjetër rrahim margarinën me mikser dhe e përziejmë me sheqerin pluhur pastaj e përziejmë me keksat qe i kemi përzier me koka kollë.

Këtë masë e ndajmë në dy pjesë dhe njërës pjesë i shtojmë qokoladën e shkrirë.

Pjesën pa qokoladë e shtrijmë mbi petën e pjekur, pastaj qesim pjesen e errët me qokoladë.

E shtijmë në frigorifer që të ftohet.

Rrahim ajkën me mikser deri sa të trashet dhe e lyejmë embëlsirën përmbi.

E zbukurojmë me zhele bombone.

Ju beft mire!!


Fjalet kyqe : embelsira  torte  shum  shije  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Çokollatë me dredhëza
Konsumi i fasules së zezë
Kek me çokollatë me zemër arrë kokosi