Ëmbelsirë me dardhë dhe kremë vanile
Kuzhint.comPerberesit per brumin:
250 gr Miellë,
180 gr Sheqer,
30 gr Kakao,
Nje pako pecive,
135 ml Vaj,
3 Luge qaji uthulle,
275 ml Uje te ftohet.
Pergaditja:
Bashkojme miellin, sheqerin, kakaon, peciven ne nje ene te thelle dhe i perziejm.
Ia shtojme vajin, uthullun, ujin dhe e perzime te gjithen deri sa te behet brume.
Marrim nje tepsi me madhesi 25 cm e mbulojme me leter per pjekje ndersa rrethin e tepsise e lyejm me vaj.
Derdhim brumin aty dhe e vendosim menjehere ne furre te pjeket ne temperatur 180 Grad per 35-40 minuta.
Pasi te pjeket e largojme nga furra e lem te ftohet dhe e presim ne menyre horizontale ne dy pjese.
Perberesit per kreme vanille:
500 ml Qumesht soja,
1 Pako pluhur pudinge me shije vanille,
50 gr Margarine (nga bimet),
500 gr Dardha te pergjysmuara (8- 9 Gjysma dardhe te fresketa ose te blera kompot).
Pergaditja:
5 Luge qumesht i perzime me pluhurin per puding.
Qumeshtin tjeter te mbetur e hedhim ne nje tenxhere dhe e vendosim mbi shporet qe te vloje.
E largojme nga zjarri dhe ia hedhim pluhurin e perzier me qumesht duke e perzier me tel kuzhine pastaj e vendosim prap mbi shporet te vloje per 1-2 minuta deri sa te trashet. (Te perzihet vazhdimisht ne menyre qe te mos ngjitet posht ne tenxhere).
E largojme nga zjarri dhe e lem te ftohet mire.
Keshille: Para se t'ia hedhim margarinen duhet margarina dhe pudingu ta kene te njejten temperatur.
E perzime pudingun me tel kuzhine deri sa te largohet ajo shtresa e siperme qe ju ka formuar pastaj ia shtojme margarinen duke e perzier me tel kuzhine ose akoma me mire do ishte me mikser.
Dardhet i kullojme mire nese vendosmi t'i perdormi ato nga kompoti.
Keshille : Qe te duken rendet me te theksuara te embelsires do ishte me mire te merrni nje rrethe tepsi.
Marrim njeren pete e vendosim ne rrethe.
E lyejme me pak nga kremi dhe ia vendosmi gjysmet e dardheve.
I mbulojme dardhet me gjysmen e kremit qe kemi (nese nuk jane mbuluar dardhet mire mundeni ate pjesen e siperme me thike t'ia largoni).
Ia vendosim pjesen tjeter te pandispanjes duke e shtypur pak.
Mbushim shiringun e kuzhines me kremin e mbetur dhe e dekorojme embelsiren siper sipas deshires qe keni.
Fjalet kyqe : embelsira embelsire dardhe kreme vanille