Ëmbelsirë me bruznica
Ëmbelsirë me bruznica

Ëmbelsirë me bruznica

Kuzhint.com

Per pandispanja

5 luge gjelle miellë,

2 lug kakao,

6 luge gjelle sheqer,

1 dl qumesht,

1 luge gjelle niseshte,

1 pluhur per pjekje.

4 dl qumesht,

6 luge gjelle sheqer,

1/2 luge çaji kanel,

3 luge gjelle niseshte

650 g bruznica pa fara,

5 dl qumesht,

1 puding vanilje,

6 dl ajke e embel.

Pandispanja:

Te bardhte e vezeve ndahen nga te verdhte dhe tunden ne krem pana te trashe.

Pastaj gradualisht shtohet sheqeri dhe tundet gjate tere kohes.

Ne ene te veçante tunden te verdhte e vezeve, qumeshti, mielli, pluhuri per pjekje dhe niseshteja me kakao.

Shtohet shkuma e te bardheve te vezeve dhe perzihet ngadale me tel kuzhine.

Ne kallep me te vogel per torta shtrohet leter per pjekje, derdhet ne te masa e pergatitur dhe piqet, derisa te skuqet, ne furren e nxehte ne 200 grad.

Pandispanja e pjekur pritet terthorazi dy here, me qellim qe te fitohen tri cope pandispanja.

Ne ene te pershtatshme bashkohen qumshti, 3 luge gjelle sheqer, kanella dhe niseshteja.

Te gjitha zihen ne temperature mesatare derisa kremi te dendesohet.

Kremi i dendesuar lihet te ftohet.

Ne nje tenxhere te vogel derdhen 4 decilitra qumesht, shtohet sheqeri dhe qumeshti zihet derisa te vloje.

Ne ene te veçante tundet pluhuri per puding vanilje me qumeshtin e mbetur.

Shtohet ne qumeshtin e vluar dhe zihet ne temperature mesatare, duke perzier gjate tere kohes, derisa pudingu te dendesohet.

Pudingu i pergatitur lihet te ftohet.

Shtalpa e embel tundet ne krem panat te trashe, bashkohet me pudingun e ftohur dhe perzihet ngadale.

Finalizimi:

Dy pandispanja lyhen holl me kremin e pergatitur duke i qit ne mes kokerrsa te bruznicave.

Kremi i mbetur derdhet ne shiringe kuzhine dhe me shiringe, mbi baze te kremit, shtrydhen shirita te kremit te njejte, duke lene 1 centimeter hapesire ndermjet dy shiritave.

Zbrazesite ndermjet shiritave mbushen me krem.

Pandispanjat e lyera palosen njera mbi tjetren dhe mbulohen me pandispanjen e trete.

Permbi shtrihet kremi nga pudingu dhe ajka e embel dhe torta dekorohet kokerrsa te bruznicava ose sipas deshires.


Fjalet kyqe : embelsira  embelsir  bruznica  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Biskota dy ngjyreshe
Si ta gatuajm brumin per( makarona, lazanja, ravioli, tortelini etj)
Llokuma me sherbet