Ëmbelsirë e njom me kakao
Ëmbelsirë e njom me kakao

Ëmbelsirë e njom me kakao

Kuzhint.com

Përbërësit:

4 kokrra vezë,

2 gota uji sheqer,

1 gotë uji vaj,

2 gota uji qumësht,

3 lugë gjelle kakao,

1 pako sodë për ëmbëlsirë (10gr),

Miellë 8-10 lugë gjelle.

Përgatitja:

Vezët me sheqerin i përziejmë (mundësisht me mikser) për rreth 4-5 minuta në një enë derisa të shkumëzojnë.

Më pas i shtojmë vajin, qumështin, kakaon dhe vazhdojme t'i përzi Kur kakao të përzihet plotësisht, ndajmë veç 1 gotë e gjysëm nga kjo përzierje.

Pjesës së mbetur i shtojmë pluhurin fryrës dhe miell derisa të marrë një trashësi mesatare.

Më pas e hedhim në formën e lyer me vaj dhe e vendosim në furrë të nxehur në 170 grad C për rreth 35-40 minuta.

Pasi e nxjerrim nga furri e lemë 5 minuta dhe më pas i hedhim sipër përzierjen që kishim lënë mënjanë.

Pasi keku ta thithë të tërë përzierjen e nxjerrim nga forma dhe e vendosim përmbys në pjatën ku do e shërbejmë.

E prejmë në copa sipas dëshirës dhe e shërbejmë të vakët.

Mund t`i hedhim sipër edhe arrë kokosi dhe ta shoqërojmë me kafe me qumësht.


Fjalet kyqe : embelsira  keke  njome  qokollate  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Si të jeni të shëndetshëm edhe gjatë vjeshtës
Ka disa truke për të shpëtuar nga lotët gjatë prerjes së qepës.
Karrotë dhe mjaltë kundër akneve