Ëmbëlsire miell misri
Ëmbëlsire miell misri

Ëmbëlsire miell misri

Kuzhint.com

Përbërësit:

  • 200 gr miell misri
  • 200 gr miell
  • 200 gr sheqer
  • 150 gr bajame të qëruara pa lëkurë dhe të bluara
  • 200 gr gjalpë i butë në temperaturë ambienti pak kripë
  • 50 gr bajame të qëruara me lëkurë pak sheqer pluhur dhe vanilje

Përgatitja:

Në një tas do të përziejmë me dorë: dy llojet e miellit, sheqerin, gjalpin, kripën, të verdhat e vezëve, bajamet e bluara.

Brumi që do të krijohet do ta hedhim me dorë tek tava (të cilën e kemi lyer më parë me gjalpë) dhe sipër do hedhim në mënyrë të çrregullt bajamet me lëkurë.

Do ta pjekim me 180 gradë për 30 minuta (koha e pjekjes varet nga furri që keni).

Kur ëmbëlsira të jetë pjekur do e lëmë të ftohet dhe do e spërkasim sipër me sheqer pluhur të përzier me pak vanilje pluhur.

Kjo tortë nuk pritet me thikë, por copëtohet me dore.

Këshillë: N. q. s doni që ëmbëlsirën ta bëni me më pak gjalpë, mund të përdorni 100 gr gjalpë dhe dy vezë.

Përbërësit dhe përgatitja është njëlloj si më sipër. . living. al


Fjalet kyqe : embelsira  embelsire  sbrisolona  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Musak me pire
Metoda per ruajtjen e perimeve pa frigorifer
PASTASHU - Eklera-