Ëmbëlsirë me shije vanille
Ëmbëlsirë me shije vanille

Ëmbëlsirë me shije vanille

Kuzhint.com

Përbërsit: Për pandispanjë: 8 vezë (vetëm e kuqja), 2 vezë, 7 lugë të supës sheqer, 3 lugë të supës vaj, 5 lugë të supës miell, 2 lugë të supës kakao, 1 pecivë (Baking Powder ose Pluhur për pjekurina). Për fill: 8 vezë (vetëm e bardha), 13 lugë të supës sheqer pluhur, 10 lugë të supës sheqer, 1 litër e gjysëm qumshtë, 4 lugë të supës puding të vanillës, 1 lugë të supës miell. Për glazurë: 250 gr. qokollatë për ëmbëlsirë, 3 lugë të supës vaj. Përgaditja: Së pari i përziejm të kuqt e vezëve shtojm dy vezët komplet, sheqerin dhe përziejm deri sa masa të dyfishohet shtojm vajin, miellin, kakaon dhe pecivën, përziejm shumë ngadalë, kur masa të bëhet homogjene e qesim në tepsi të lyer me vaj. Pjekim në 190 gradë celsius deri sa të mos marr shumë ngjyrë. Fillojm ta pregadisim fillin, së pari i rrahim të bardhat e vezëve dhe kur të jenë dyfishuar shtojm sheqerin pluhur i përziejm mirë. Qumështin e qesim të valoj, pudingun miellin dhe sheqerin i tresim me pak qumshtë të ftohtë dhe i qesim në qumshtë të nxehtë.

Kur masa të trashet fillojm ta qesim të bardhët e vezëve nga pak nga pak dhe i përziejm mirë e mirë me tel kuzhine. Tani mbi pandispanjën e ftohur qesim fillin dhe në fund qokollatën që e kemi shkrirë në banjomari (mbi avull).


Fjalet kyqe : embelsira  embelsire  shije  vanille  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Pite ne form luledielli
Llumi i kafes turke: enkas për bukurin dhe shtëpin
Pulë e stilit “Cordon bleu”