Ëmbëlsirë me krem çokollade
Ëmbëlsirë me krem çokollade

Ëmbëlsirë me krem çokollade

Kuzhint.com

Përbërsit e recetës :

6 kokrra vezë, 100 gr sheqer, 200 gr margarin, 3 lugë supe me kakao, 3 lugë miell, 1 pluhur për pjekurina, Kremi:, 500 ml ajkë e ëmbël(hoplla), 300 gr qokoladë, lëvorja e një portokalli per dekor

Pregaditja e recetës :

Fillimisht rrahim margarinen me sheqer, pastaj i shtojmë të verdhat e vezëve dhe i përziejme mirë.

Pastaj i shtojmë miellin e perier me kakao dhe pluhur për pjekurina.

Ne fund i shtojmë të bardhat e vezëve të rrahura me parë në shkumë të fortë.

E pjekim në temperaturë 180*C për 15 minuta.

Përgatitja e kremit:

E nxejmë ajkën e ëmbël deri sa t`ia filloj me vlu dhe në të e shtojmë qokoladën e coptuar dhe e perziejmë deri sa të shkrihet.

Ia shtojmë edhe lëvoren e portokallit dhe ashtu te nxehte e qesim mbi torte.

E lejmë në vend të ftohtë që të forcohet kremi.

Ju beft mirë.


Fjalet kyqe : embelsira  torte  qokolade  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Ushqimet që ndihmojnë njerëzit e prekur nga depresioni
Sendviç me vezë
Tatli  me kokos nga tegatuajm.com