Ëmbëlsirë me biskota
Ëmbëlsirë me biskota

Ëmbëlsirë me biskota

Kuzhint.com

Përbërësit ; Për biskotat 120 g çokollatë për gatim 1 filxhan (250 ml) gjalpë të zbutur 2 gota sheqer ngjyrë kafe 4 vezë 2 lugë çaji ekstrakt vanilje 1 filxhan miell Për fillin (biskota me çokollatë) � filxhan gjalpë � filxhan sheqer ngjyrë kafe � filxhan sheqer të thjeshtë 3 lugë qumësht 1 � lugë çaji ekstrakt vanilje 1 � filxhani bajame të grira imët 1 � filxhan çokollatë të copëtuar Pergaditja; Së pari përgatitni biskotat.

Ngrohni furrën në 160 gradë, ndërsa enën katrore për pjekje me dimenzione 22×33 cm lyeni me vaj apo me letër për pjekje. Shkrini çokollatën në furrë për rreth 30 sekonda, duke e përzier në ndërkohë.

Lëreni mënjanë të ftohet derisa të përgatitni pjesën tjetër. Në një enë të madhe përzieni me mikser gjalpin dhe sheqerin deri sa të fitoni një masë kremoze, shtoni vezët një nga një dhe ekstraktin e vaniljes si dhe në fund çokollatën e shkrirë. Në fund ngjeshni miellin, apo me një lugë druri përzieni të gjithë masën. Për biskotat, në një enë të madhe përzieni me mikser gjalpin dhe sheqerin, shtoni qumështin dhe ekstraktin e vaniljes si dhe pëzieni mirë, zvogëloni paksa shpejtësinë, shtoni edhe bajamet, dhe më në fund, me një lugë të madhe përzieni çokollatën e copëtuar. Kështu, me masën e përgatitur, lyeni korën apo pandispanjën, lëreni në frigorifer për të paktën një orë deri sa të ftohet plotësisht dhe preni në copëza katrore apo kube


Fjalet kyqe : embelsira  embelsire  biskota  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Bukë e zezë me miellë integral
Pite me mish të grirë
Kërpudha në tavë