Ëmbëlsirë me banane
Ëmbëlsirë me banane

Ëmbëlsirë me banane

Kuzhint.com

Përbërësit: 6 vezë 6 lugë sheqer 200 gram sheqer pluhur 6 lugë miell 250 gram margarinë 1 kanelle 1 filxhan vaj 2 lugë kakao Kremi për lyerje 1/2 litër qumësht 2 puding vanile 6 lugë sheqer, i zieni dhe i lini të ftohen 1 cokollatë për zierje Përgatitja: Përbërësit për petën e brumit i përzieni dhe i pjekni në tepsi të rrumbullakët dhe i lini që të ftohen.

Më pas ato lyhen me dy decilitra ujë të vluar dhe gjashtë lugë sheqer, në mënyrë që të jenë të buta dhe të lëngëta. Kur kremi të ftohët, e tundni mirë me mikser dhe i shtoni margarinën e shtypur mirë, vezët e rrahura dhe 200 gramë sheqer pluhur, si dhe dy banane të shtypura.

Me këtë masë të fituar i lyeni petët, ku në mes me cokollatë, ndërsa sipër me kremin e fituar nga bananët, vezët dhe margarina, si dhe me shtresën e pudinkut të vanillës. Më pas i hidhni edhe arra të shtypura dhe kokos, poashtu mund t’i shtoni edhe fruta të ndryshme sipas dëshirës. Ju beft mire!


Fjalet kyqe : embelsira  embelsire  banane  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Kifle të ëmbëla
Biskota si piramid
Torte kremoze me qokollad