Çokollata ndihmon kundër kollitjes!
Çokollata ndihmon kundër kollitjes!

Çokollata ndihmon kundër kollitjes!

Kuzhint.com

Shkencëtarët britanikë kanë konstatuar që çokollata në mënyrë të suksesshme lehtëson simptomat e kollit kronik.

Në hulumtim kanë marrë pjesë rreth 300 njerëz të cilët kanë vuajtur nga kolli kronik.

Shkencëtarët u kanë dhënë çokollatë të zezë në periudhën prej 14 ditësh, dhe atë 2 herë në ditë. Rezultatet e hulumtimit kanë treguar që simptomat e kollit janë reduktuar dukshëm te madje 60 për qind e pjesëmarrësve. Çokollata e zezë përmban teobrominën, për të cilën shkencëtarët pohojë që ka veti shëruese çudibërëse.

Ata theksojnë që 30 g të çokollatës së zezë të paëmbëltuar ka madje 450 mg teobrominë, çokollatat e zeza të ëmbëltuara kanë 150 mg, ndërsa çokollatat e qumështit rreth 60 mg. Të gjithë nga herë pas here vuajmë nga kollitja, por kollitja kronike mund të shkatërrojë dukshëm kualitetin e të jetuarit. Disa copa të çokollatës së zezë në ditë nuk do të lehtësojnë vetëm simptomat e kollit.

Kështu, është dëshmuar që çokollata ka veçori të shkëlqyeshme antioksidative të cilat reduktojnë nivelin e radikaleve të lira dhe parandalojnë krijimin e sëmundjeve të ndryshme, duke përfshirë edhe sëmundjet e zemrës dhe sulmin në zemër. Megjithatë, mbani mend që duhet të jeni të moderuar në konsumimin e çokollatës për të mos ardhur tek pasojat e padëshiruara, si grumbullimi i kilogramëve të tepërt.

Po ashtu, në shumicën e rasteve provoni të konsumoni çokollatë të zezë të paëmbëltuar, sepse ajo ka përparësitë më të rëndësishme shëndetësore. 


Fjalet kyqe : keshilla  qokollata  ndihmon  kunder  kollitjes  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Sallate me orize dhe peshk tuna
 Speca te kuqe turshi te mbushur me djathe feta
SI TE LARGOJME NJOLLAT E ZEZA NE FYTYRE