
Çokolatë torte me kumbulla te terura(lava cake)
Kuzhint.comPerberesit per 6 porcione:
60 gr Gjalp, 60 gr Miell, 125 ml Qumesht, 75 gr Cokolate e zeze, 30 gr Arra te bluara, 4 Te verdha veze, 4 Te bardha veze, 50 gr Sheqer.
Per dekorimin e embelsires ju duhen keta perberes:
100 gr Cokolate per gatim, 75 gr Ajke, 6 cl Whisky- Creme liker, 6 Kumbulla te terura,
Cokolate e bluar ne rende.
Përgatitja:
Ne nje tenxhere derdhim qumeshtin dhe e vendosim mbi shporet per te vluar.
Çokolaten e coptojme dhe e shkrim.
Gjalpin e qesim ne nje tenxhere dhe mbi zjarre e shkrim, ia shtojme miellin dhe e perzime me nje luge te madhe pastaj qumeshtin e nxehur e derdhim tek mielli ku edhe këtë e perzim vazhdimishte per 10 minuta.
E largojme tenxheren nga zjarri e lem te ftohet dhe ia shtojme dy te bardha te vezes te parrahura e i perzim bashk me mikser.
Pastaj ia shtojme mases nje nga nje te verdhat e vezeve duke e perzier vazhdimishte.
Ia qesim edhe çokolaten e shkrire se bashku me arrat e bluara.
Te bardhate vezeve te mbetura duke ia shtuar edhe sheqerin i rrahim me mikser dhe perafersisht 1/4 e saj e qesim te masa me siperme duke e perzier me tel kuzhine ndersa pjesen tjeter ia shtojme me kujdes te shtuar.
Format per embelsira i lyejm me gjalpe.
Marrim nje shiring kuzhine e mbushim me masen e pergaditur me larte dhe me te mbushim 3/4 e formes.
Format i vendosim ne nje tepsi te mbushur me uje dhe i lem te pjeken per 20-30 minuta ne temperatur 180 *C.
Tortet i largojme nga format dhe i lem qe te ftohen.
I lagim me Whiskey-Creme Liker.
Mbi secilen torte qesim cokolate te shkrire (Çokolaten e shkrim ne ajke te nxehte) dhe i lem te ftohen.
Dekorimin e torteve e bejme me kumbulla te prere ne katrore te vogla dhe cokolate te bluar ne rende.
Fjalet kyqe : embelsira cokolate torte kumbulla terura
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Salmon me senf dhe patate

TOBLERON ne kushte shtepie
