Çaji i xhenxhefilit, i këndshëm dhe me veti kuruese
Çaji i xhenxhefilit, i këndshëm dhe me veti kuruese

Çaji i xhenxhefilit, i këndshëm dhe me veti kuruese

Kuzhint.com

Xhenxhefili (apo gjingjeri) është një nga erëzat më të përdorura në botë.

Ka një shije të pazakontë, por të gjithë pothuajse e dallojnë menjëherë. Xhenxhefili ka veçori të mrekullueshme mjekuese, që është edhe arsyeja se pse duhet ta konsumojmë atë çdo ditë, dhe nuk ka mënyrë më të mirë për këtë se përgatitja e një çaji të shijshëm. Çaji i xhenxhefilit përdoret për lehtësimin e një sërë të sëmundjeve, ndërsa përbërësit tjerë si mjalti, limoni ose portokalli mund ta përmirësojnë shijen e çajit, por edhe shërueshmërinë e tij. Lehtëson të përzierat Një nga përparësitë më të njohura të çajit të xhenxhefilit është lehtësimi i simptomave të të përzierave.

Një filxhan çaj para se të udhëtoni mund t’i parandaloj të përzierat dhe të vjellat. Çaji i xhenxhefilit është i shkëlqyer edhe për gratë shtatzëna që vuajnë nga të përzierat e mëngjesit.

Pini pa u frikësuar një filxhan çaj të xhenxhefilit sapo t’i ndjeni shenjat e para të vjelljes. Lehtëson dhimbjet menstruale Çaji nga xhenxhefili me sheqer në mjekësinë tradicionale kineze përdoret për lehtësimin e dhimbjeve menstruale.

Gratë të cilat vuajnë nga dhimbje të rënda menstruale, mund të përdorin kompresa të ngrohta me çaj xhenxhefili.

Zhytni peshqirin në çaj të nxehtë dhe vendoseni atë në bark.

Së shpejti do ta vini re se si muskujt relaksohen dhe dhimbja zvogëlohet. Përmirëson qarkullimin Vitaminat, mineralet deh aminoacidet në xhenxhefil përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe të sistemit të qarkullimit të gjakut.

Xhenxhefili parandalon grumbullimin e shtresave në arterie dhe redukton ndjeshëm rrezikun e sulmit në zemër dhe infarktin. Lehtëson migrenën Xhenxhefili është shumë efektiv në lehtësimin e dhimbjeve nga migrena.

Një filxhan çaj me xhenxhefil redukton ndjeshëm inflamacionin kronik në trup, i cili është faktori kryesor për shfaqjen e migrenës. Lehtëson simptomat e artritit Xhenxhefili ka një efekt anti inflamator, ndërsa kompresat e ngrohta të çajit të xhenxhefilit lehtësojnë dhimbjet në nyje, të shkaktuara nga artriti, shkruan Koha Ditore. Përshpejton tretjen e ushqimit Çaji nga xhenxhefili përshpejton në mënyrë të konsiderueshme punën e sistemit të tretjes dhe përmirëson absorbimin e ushqimit.

Ai gjithashtu redukton fyerjen e shkaktuar nga të ngrënit e shpejtë deh nga ngrënia e tepërt. Çaji i xhenxhefilit rregullon oreksin. Zvogëlon nivelin e stresit Çaji i xhenxhefilit ka një efekt qetësues në trup dhe mendje.

Ai mund ta reduktojë nivelin e stresit dhe ta lehtësojë shtypjen.

Vetëm një filxhan çaj mund ta përmirësojë ndjeshëm gjendjen shpirtërore.

Lë një ndjenjë freskie dhe qetësie për një kohë të gjatë.

Kur jeni nën stres, mos iu ktheni formave të pashëndetshme të relaksimit, por pini një filxhan çaj me xhenxhefil i cili është dëshmuar të reduktojë nivelin e kortizolit në trup. Rrit fertilitetin Xhenxhefili në mjekësinë e lashtë kineze përdorej si një afrodiziak.

Gjithashtu besohet se ai rrit fertilitetin mashkullor.

Disa studime kanë treguar se konsumimi i rregullt i xhenxhefilit rrit përqendrimin e spermës dhe ndihmon tek mosfunksionimi erektim. http://www. living. al/


Fjalet kyqe : keshilla  qaji  xhenxhefilit  kendshem  veti  kuruese  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Buke Franceze
Kifle të shpejta nga Kosova
Cole slaw (salate amerikane me laker dhe karrota)