Çaji apo kafja më i mirë për një jetë të gjat
Çaji apo kafja më i mirë për një jetë të gjat

Çaji apo kafja më i mirë për një jetë të gjat

Kuzhint.com

A e preferon kafen apo çajin? Kjo përgjigje mund të ju bëjë një ndryshim në shëndetin tuaj afatgjatë, sipas një studimi të ri të paraqitur në Francë.

Studimi shtatë vjeçar i më shumë se 130. 000 të rriturve ka rënë në përfundim se pirja e çajit e redukton riskun e vdekjes jo-kardiovaskulare nga 24% në krahasim me pirjen e kafes.

“Unë mendoj se pirja e çajit mund të rekomandohet secilën herë mbi pirjen e kafes, edhe në raste kur nuk pihet asnjëra, tha në një komunikatë Nicolas Danchin.

Derisa antioksidantët e çajit na çojnë në jetëgjatësi, ai po ashtu vëri në dukje se pirësit e çajit jetojnë më të shëndetshëm në përgjithësi, kurse shumica e duhanpirësve pinë më shumë kafe.

Gjë e cila më bën të pyes cila erdh e para, pula apo veza? A është me të vërtetë përfitimi i çajit, apo është se duhanpirësit nuk pinë çaj? A kanë pirësit e çajit jetë të shëndetshme në përgjithësi? Sipas mendimit tim ka shumë pyetje që kanë mbetur pa përgjigje në këtë kohë.

Hulumtimet e mëparshme tregojnë përfitime të shumta të kafes, e cila ashtu si çaji, përmban antioksidantë.

Pra nuk ka rëndësi se cilën e zgjidhni, sipas mendimit tim pija juaj e preferuar është në rregull.

Por mbani në mend, shtimi i dozës nuk është domosdoshmërish më mirë.

Shumë kafeinë mund të shkaktojë ankth dhe të pengojë gjumin tuaj.

Dhe nëse e pini kafen me shumë sheqer dhe krem e çajin me shumë mjaltë, është mirë ta ndalni këtë.


Fjalet kyqe : pije  ndryshme  eshte  qaji  mire  kafeja  jete  gjat  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Nje sekret per >Kremin e qumeshtit (panna montata)<
ORARI I GJUMIT SIPAS MOSHAVE
Dieta me patate dhe jogurt