Çaj shtogu për lehtësimin e ftohjes dhe gripit
Çaj shtogu për lehtësimin e ftohjes dhe gripit

Çaj shtogu për lehtësimin e ftohjes dhe gripit

Kuzhint.com

Simptomat e gripit dhe të ftohjes mund të lehtësohen edhe me produkte natyrale dhe në mesin e tyre edhe me çaj shtogu. Shtogu është një nga pak bimët mjekuese që ndihmon jo vetëm në lehtësimin e simptomave të ftohjes dhe gripit, por që shkurton edhe kohëzgjatjen e tyre. Studimet kanë treguar se simptomat e personave që vuajnë nga gripi ishin shkurtuar për katër ditë te pacientët të cilën kishin përdorur shtog. Hulumtuesit besojnë se efekti i shtogut në trajtimin e simptomave të ftohjes dhe gripit u vishet antioksiduesve të veçantë që përmban kjo bimë.

Ato ulin inflamacionin dhe stimulojnë sistemin imun. Shtogu mund të përdoret në formë të çajit të luleve ose shurupit të nxjerrë nga frutat e bimës.

Ju mund ta përdorni atë tre deri në katër herë në ditë. Kur është fjala te frutat e shtogut, gjithmonë duhet të keni kujdes të mblidhni ato pasi të jenë të pjekura mirë, pasi frutat e papjekur mund të jenë helmuese.

Po ashtu, para përdorimit frutat duhet të gatuhen ose zihen në bazë të udhëzimeve. /Mjeku.


Fjalet kyqe : keshilla  shtogu  lehtesimin  ftohjes  gripit  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Krepa me fruta të ndryshme
Kek me brusnica
Makarona tri ngjyreshe  me salc perimesh