Ajvar (salcë me speca dhe patëllxhan të pjekur)
Ajvar (salcë me speca dhe patëllxhan të pjekur)

Ajvar (salcë me speca dhe patëllxhan të pjekur)

Kuzhint.com

Ajvari eshte nje salce me baze specat dhe patellxhanet e pjekur, e sherbyer ne kuzhinen Turke si shoqeruese e mishit te pjekur te viçit, qengjit apo derrit, qofteve, peshkut ne zgare apo si salce per makaronat.

Ngjyra e specave nuk e ndryshon aspak shijen e salces, vetem i jep asaj nje pamje me te bukur!

Perberesit:

2 speca te kuqë,

2 speca jeshil,

2 speca te verdhe,

3 patellxhan,

4 thelpinje hudhre te paqeruara, te mbeshtjella ne leter alumini,

2 thelpinje hudhre te qeruara dhe te grira holle,

kokat e 2 qepeve te njoma te prera holle

1 spec djeges i prere holle,

majdanoz te fresket te grire,

2-3 luge leng limoni,

vaj ulliri ekstra te virgjer,

piper i zi i sapobluar.

Përgatitja:

Shtrojme nje tave me leter furre dhe vendosim hudhrat e mbeshtjella me leter alumini, specat dhe patellxhanet e ndare pergjysme.

I rregullojme me kripe, i sperkasim me vaj ulliri dhe i pjekim ne furre te parangrohur ne 220C per 20-30 minuta.

Specat e pjekur, ashtu te nxehte siç jane, i fusim ne nje qese te cilen e mbyllim mire dhe i leme keshtu derisa te ftohen.

Avulli qe ato leshojne do te ndihmoje qe lekura e tyre te hiqet fare lehte.

I heqim lekuren patellxhaneve dhe i presim shume imet me thike bashke me hudhrat dhe specat e qeruara nga lekura dhe farat.

Ky proçes mund te behet edhe me mikser, por shija e perimeve ruhet me mire kur i presim me thike.

Ne nje tigan, kaverdisim ne vaj ulliri hudhrat dhe qepet e njoma bashke me specin djeges.

Shtojme specat, hudhrat e pjekura dhe patellxhanet, i gatuajme per pak minuta dhe i shuajme me lengun e limonit.

I rregullojme me kripe dhe piper te zi te sapobluar, i shtojme majdanoz te grire imet dhe i sperkasim bollshem me vaj ulliri.

E servirim avjarin te ftohte.

E ruajme salcen ne frigorifer ne nje ene hermetikisht te mbyllur mbuluar me nje shtrese te holle vaj ulliri per maksimumi 1 jave.


Fjalet kyqe : salca  ajvar  salce  speca  patellxhan  pjekur  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Pije magjike qe menjanon celulitin
Qofte  te  pjekur
Kek me qokollate dhe leng portokalli