Ajvar me speca dhe patëllxhanë
Ajvar me speca dhe patëllxhanë

Ajvar me speca dhe patëllxhanë

Kuzhint.com

Përbëresit

30 kg. speca të kuq të shëndoshë, 15 copë patëllxhanë, 1kg. karrota, 1 litër vaj, 2 tuba majdanoz, kripë, 2-3 lugë sheqer.

Udhëzime :

Specat lahen, pastrohen nga farat, piqen dhe qërohen.

Karrotat pastrohen, priten në rrathë dhe bluhen në makinë mishi.

Gjithashtu edhe patëllxhanët lahen, grimcohen dhe bluhen në makinë mishi.

Në tenxhere të përshtatshme hidhet 1 gotë vaj sa të nxehet.

Në të hidhen patëllxhanët dhe karrotat.

Vehen në zjarrë dhe duke I përzier ziejnë sa të avullohet lëngu.

Në ndërkohë bluhen specat dhe hidhen në masën e patëllxhanave.

Ziejn së bashku duke I përzier vazhdimisht, gjersa të avullohet lëngu dhe ajvari të trashet.

Hidhet pjesa tjetër e vajit, kriposet ajvari, i shtohet majdanozi I grirë hollë, 2-3 lugë sheqer dhe përzihet mirë.

Kavanozët e nxeht mbushen me ajvar të nxehtë, e mbi hidhet vaj I nxehtë dhe mbyllet kavanozi me cellofan të dyfishuar.

Kavanozët mbulohen me batanie dhe qëndrojnë 12 orë, pastaj vendosen në vend të ftohtë.

Në të njejtën mënyrë përgaditet ajvari vetëm nga specat.


Fjalet kyqe : turshi  ajvar  speca  patellxhane  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Mufinsa me molle ne forme trendafili
Një këshillë për të gjithë nënat
Krem pastiqerie per lyerjen dhe dekorimin e tortave