A THUA SA KIKIRIKË DUHET TË KONSUMOJM NË DITË PËR PARANDALIMIN E VDEKJES
A THUA SA KIKIRIKË DUHET TË KONSUMOJM NË DITË PËR PARANDALIMIN E VDEKJES

A THUA SA KIKIRIKË DUHET TË KONSUMOJM NË DITË PËR PARANDALIMIN E VDEKJES

Kuzhint.com

Për ruajtjen e shëndetit kardiovaskular dhe shmangien e vdekjes nga infarktet në zemër është e rëndësishme të konsumojmë kikirikë dhe fruta të thata në përgjithësi.

Sipas një hulumtimi të botuar në revistën Jama Internal Medicine një ekip hulumtuesish pasi shqyrtoi të dhënat e 205. 000 personave në SHBA dhe Kinë për rreth gjashtë vjete arriti në përfundimin se personat që konsumonin rreth 18 gr kikirikë në ditë rrezikonin 21% më pak të vdisnin nga çdo lloj shkaku natyror ndërsa ata që konsumonin dhe lloje të tjera frutash të thata rrezikonin 17% më pak në krahasim me ata që nuk konsumonin fare.

Në të njëjtën kohë, në të dyja vendet si Amerikë,

Kinë u konstatua një korrelacion i dukshëm në rritjen e konsumit të frutave të thata dhe uljen e rrezikut të sëmundjes ishemike të zemrës (infarktit të miokardit).

Efekti mbrojtës qëndron për të dyja gjinitë pavarësisht nëse janë duhanpirës, alkoolistë apo të mbipeshë.

Kërkuesit raportuan se frutat e thata janë një mënyrë ushqyese për përmirësimin e shëndetit

kardiovaskular por vetëm nëse dikush nuk është alergjik ndaj tyre.

Janë të pasura me antioksidantë si dhe kanë efekte anti-inflamatore që mbrojnë arteriet koronare gjë që është vërejtur dhe në studime të mëparshme epidemiologjike.


Fjalet kyqe : keshilla  kikirike  duhet  konsumojme  dite  parandalimin  vdekjes  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Revani me qokollad
Antipasti me kerpudha
Brownie i mbushur me kokos