A jeni duke e mashtruar veten sa i përket ushqimit?
A jeni duke e mashtruar veten sa i përket ushqimit?

A jeni duke e mashtruar veten sa i përket ushqimit?

Kuzhint.com

Përgjigjuni sinqerisht: Si është ushqimi juaj? Ju mund të mendoni se është i shëndetshëm (ose të paktën më i shëndetshëm se mesatarja), por me siguri jeni duke e mashtruar veten.

Kohët e fundit, hulumtuesit nga Japonia dhe Britania e Madhe i pyetën disa njerëz për zakonet e tyre të ushqimit.

Ata po ashtu e testuan urinën e njerëzve me zakone të ndryshme, dhe i botuan gjetjet e tyre në British Journal of Nutririon.

Bazuar në deklaratat e tyre për zakonet e ushqimit, studiuesit nuk gjetën lidhje mes ushqimit dhe normave të peshës apo mbipeshës.

Por kur ata e analizuan urinën e tyre, ata gjetën shumë lidhje mes zakoneve të këqija të ushqimit dhe shtimit jo të shëndetshëm të peshës.

Në thelb, njerëzit nuk mund ti gjykonin drejtë zakonet e këqija të tyre.

Në veçanti, jemi të pirur t’i ekzagjerojmë ushqimet e shëndetshme dhe ti nënvlerësojmë ato të këqijat, thotë autori i studimit,

Kentaro Murakami,

PhD i Universitetit të Shigës. Është vështirë të thuhet se është e qëllimshme.

Por Murakami thotë se është “e pranuar në përgjithësi” se nuk mund të mbështetemi në gjykimin e vetvetes.

Ka shumë më shumë hulumtime për t’i mbështetur gjetjet e Murakamit.

Një studim i vitit 2014 nga Cornel University ka gjetur se njerëzit janë “tepër optimist” në lidhje me sjelljet e tyre shëndetësore, dhe se vetë-vlerësimi i tyre është i “varfër”.

Një studim tjetër – nga Harvard Medical School – ka theksuar se sa keq njerëzit mund ta gjykojnë ushqimin e tyre.

Kur u pyetën se sa kalori mendojnë të jenë në një vakt, afërsisht një në 4 njerëz e nënvlerësuan ushqimin për 500 kalori, tregon studimi.

Çka mund ta shpjegojë këtë vetë-mashtrim, kur është fjala te ushqimi? Ju posedoni njëanshmëri në sjelljet e juaja derisa i kritikoni të tjerët’, bie ne konludim studimi nga Stanford University.

Kur u pyetën ta krahasonin veten me një “Amerikan mesatar”, njerëzit e vlerësuan veten afërsisht 27% më të mirë në aspektin e nëntë kritereve të ndryshme që lidhen me aftësinë apo përformancën, tregon studimi i Stanford.

Më shumë studime tregojnë se ky vetë-paragjykim “unë jam i mirë” është më i fortë në mesin e të painformuarve ose tek ata që pak dinë se çfarë janë duke folur.

Ndonjëherë i quajtur efekti i “Dunning-Kruger” (emëruar pas dy hulumtuesve që së pari shkruan për të), ky fenomen tregon se sa më pak që personi di për një temë – pa marrë parasysh se a flitet për shëndet, shkencë apo para – aq më shumë vetëbesim ka rreth mendimeve dhe sjelljeve të tij.


Fjalet kyqe : keshilla  jeni  duke  mashtruar  veten  perket  ushqimit  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Supë karrotash me kos
Picë në formë dielli
Ushqime të ndaluara për bebet dhe fëmijët!