A ekziston receta për lumturi?
A ekziston receta për lumturi?

A ekziston receta për lumturi?

Kuzhint.com

Ekspertët më të zotë botërorë nga fusha e psikologjisë, rreth 100 prej tyre, e kanë krijuar esenë “The World Book of Happiness”, me qëllim që njerëzit jetën ta shikojnë në mënyrë më të hareshme.

Njerëzit e lumtur e kanë një nivel mesatar të dëshirave: ata dëshirojnë atë që mund ta arrijnë, përderisa ata që nuk janë të lumtur kurrë nuk mund ta kenë atë që dëshirojnë.

Po ashtu, njerëzit e lumtur dinë t’i shmangin pikëllimet dhe t’i radhitin befasitë e këndshme.

Kjo ndodh, sepse mëtojnë t’i arrijnë qëllimet reale dhe janë të lumtur kur t’i arrijnë.

Shpenzojmë shumë kohë duke u ankuar për atë që po na ndodh, por kjo është humbje kohe dhe lodhje.

Për të qenë të lumtur, duhet të kënaqeni me atë që e keni.

Sportistët e suksesshëm e dinë se duhet të fokusohen në fitore, e jo në humbje.

Këtu edhe fshihet çelësi i optimizmit – njerëzit e lumtur gjithmonë e shikojnë anën e ndritshme, thotë psikologu britanik Miriam Akhtar.

Sipas tij, rreth 40% e njerëzve e kanë lumturinë nën kontroll.

Kjo do të thotë se ka gjëra me të cilat e shtojmë lumturinë tonë.


Fjalet kyqe : keshilla  ekziston  receta  lumturi  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Mengjesi i qëlluar përshpejton humbjen në peshë
Sheroi  kancerin me barna popullore
Krofne me cokolad nga “Adelina ”