7 mënyra për të përdorur vajin e kokosit që nuk i dinit më parë
7 mënyra për të përdorur vajin e kokosit që nuk i dinit më parë

7 mënyra për të përdorur vajin e kokosit që nuk i dinit më parë

Kuzhint.com

Nuk ka shumë që nga koha kur mjekët paralajmëruan njerëzit kundër përdorimit të vajrave dhe yndyrnave.

Megjithatë, në vitet e fundit vaji i kokosit ka qenë në qendër të vëmendjes për të gjitha arsyet e duhura, i cilësuar si vaj i mirë.

Më pas shpërthyen të gjitha recetat duke filluar nga keket e deri tek kerri, duke e përfshirë tashmë vajin si përbërës.

Kur piqni me vaj kokosi në vend të gjalpit ose vajrave të tjerë, raporti i zëvëndësimit është 1:1, pra në vend të një filxhani gjalp, përdorni një filxhan vaj kokosi.

Një tjetër veti e mrekullueshme e vajit të kokosit është se mund të ngrohet në temperatura shumë të larta pa u oksiduar, falë përbërjes së tij unike nga acidet yndyrore, te cilat janë rreth 90% të ngopura.

Vaji i kokosit është provuar që ka shumë benefite, si përmisimin e shëndetit të zemrës, rritjen e metaboizmit, menaxhon diabetin e tipit 2 si dhe mbështet sistemin imunitar.

Vaj kokosi

Mund ta përdordni për të bërë pastë dhëmbësh

Duket e cuditshme, por mund t’a përdorni këtë vaj (i cili në temperaturë ambjenti është në gjendje të ngurtë) si pastë dhëmbësh, duke luftuar kavitetet dhe prishjen e dhëmbëve.

Studimet kanë treguar se vaji i kokosit është një antibakterial dhe antibiotik natyral, i cili përmison të gjithë shëndetin e gojës.

Një recetë tepër e thjeshtë mund të bëhet duke përzjerë gjysmë filxhani sodë buke me gjysmë filxhan vaj kokosi:

Shtoni 30-40 pika vaj mente, për atë aromën e freskët.

Duke qenë se vaji i kokosit është i ngurtë, mbase do t’ju duhet ta shkrini në mikrovalë për pak sekonda.

Nëse e mbani në një kavanoz që nuk hyn ajri, mund të ruhet deri në 6 muaj.

Ushqeni miqtë me 4 këmbë!

Meqënëse e dimë të gjithë se qenin nuk e llastoni dot me cokollatë, vaji i kokosit lejohet! Vaji i kokosit në fakt është një produkt mrekulli për qentë dhe macet, duke i ndihmuar ato me problemet me lëkurën, ia mban qimet me shkëlqim dhe me aromë të mirë si dhe largon aromën e keqe të gojës.

Jep energji!

Mund ti shtoni lëngjeve te frutave ose smoothiet tuaj një lugë caji vaj kokosi, jo vetëm për shije por dhe për t’ju dhënë energji.

Përdoreni si trajtim për skalpin dhe flokët!

Vaji i kokosit është fantastik për flokët.

Aplikojeni në flokë të thatë dhe do ti transformojë fijet tuaja, duke trajtuar majat e flokëve dhe ushqyer thellë flokun, pa harruar aromën e mire

dhe të ëmbël.

Fërkoni një sasi të vogël me duar dhe aplikojeni

tek flokët.

Mos e vini vetëm tek pëllëmbët tuaja, por lyejini të gjithë duart mirë më parë që mos ti ngarkoni flokët me shumë vaj.

Mund të përdoret si krem!

Vaji i kokosit nuk ju bën mirë vetëm për brenda, por gjithashtu edhe për lëkurën tuaj.

A e dinit se mund të përdorni vaj kokosi për lëkurë dhe buzë të plasaritura si dhe të hidratoni pjesë të thata si këmbët, duart dhe bërryla? Mund edhe ta përdorni si pas rroje për lëkurë të mëndafshtë

dhe të butë. vaji

Përdoreni për të hequr makiazhin e syve!

Vaji i kokosit shërben dhe si detergjent i jashtëzakonshëm për të hequr makiazhin e syve.

Thjesht hidhni pak vaj kokosi në një pambuk, dhe fshini me kujdes zonën.

Sigurohuni që ta shpëlani më pas pasi është pak e yndyrshme.

Teksa hiqni makiazhin në të njëjtën kohë ushqeni dhe lëkurën delikate të syve.

Mos harroni që heq dhe makiazhin rezistent ndaj ujit

Deodorant i bërë në shtëpi!

Deodorantët që blini në dyqane, funksionojnë duke bllokuar poret me kripëra alumini, kështu duke bllokuar rrugën e djersës për të dalë nga trupi.

Në përgjithësi nuk ju zvoglojnë sasinë e djersës, por në fakt e bëjnë lëkurën acidike dhe bllokojnë bakteriet që të ushqehen me djersë.

Sa mirë apo jo?

Receta jonë për deodorant në kushtet e shtëpisë është të përzjeni 1 filxhan me vaj kokosi të shkrirë, 1/8 filxhan miell misri dhe një lugë caji sodë buke.

Vendoseni përzjerjen në një shishe boshe deodoranti dhe mbajeni në frigorifer për 15 minuta.

Më pas deodoranti duhet të qëndrojë në temperaturë ambienti, në mënyrë që vaji i kokosit të jetë i butë kur ta aplikoni tek pjesa e sqetullave.


Fjalet kyqe : keshilla  menyra  perdorur  vajin  kokosit  dinit  pare  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Supe e ftohet me domate dhe tranguj
Dobësohuni pa ulur kaloritë, hani çdo 12 orë pa dietë specifike
Kifle rrole ne  mufins