10 ushqime vdekjeprurëse që me shumë mundësi i keni në kuzhinë
10 ushqime vdekjeprurëse që me shumë mundësi i keni në kuzhinë

10 ushqime vdekjeprurëse që me shumë mundësi i keni në kuzhinë

Kuzhint.com

Farat e frutaveFarat e mollave, qershive përmbajnë cianid hidrogjeni, i quajtur acidi prusik.

Mos hani një kupë të tërë dhe po flasim dhe për pjeshkën apo kajsinë.

RaveniGjethet e ravenit përmbajnë acid oksalik, i cili shkakton gurë në veshka.

Duhen rreth 4 kg raven për të çuar në fatalitet, por dhe shumë më pak do t’ju sëmurin seriozisht.

ArrëmyshkuArrëmyshku në fakt është haluçinogjenik.

Po, ju mund ta provoni por po të hani 5 gramë arrëmyshk kaloni në gjendje konvulsive, dhe një gram më shumë të çon në kriza epileptike.

Ngrënia e një të tëre të çon në prag të vdekjes.

PatatetGlicoalkaloidet që gjenden gjithashtu tek helmarina mund të gjenden në gjethet rrënjët dhe sythat e patates.

Mund të zhvillohet sidomos në rastet kur patatja lihet gjatë dhe në dritë.

Ngrënia e glicoalkaloideve të shkakton diarre, të jep mpirje ose dhe më keq koma apo vdekje.

Thuhet se dhe vetëm 3-6 mg për kg peshë trupore mund të shkaktojnë vdekjen.

Shmangini patatet me lëkurë jeshile.

BajametJanë 2 lloje bajamesh, të ëmbla dhe bajame të hidhura.

Këto të fundit supozohet të mbajnë sasi të mëdha cianid hidrogjeni.

Mendohet se dhe vetëm 7-10 bajame të hidhura të pagatuara shkaktojnë problem tek të rriturit dhe mund të jenë vdekjeprurëse për fëmijët.

Mjalti i papasterizuarPër shkak se nuk kalon në procesin e pasterizimit gjatë të cilit vriten toksinat, ky lloj mjalti shpesh mban grainotoksinë.

Kjo mund të çojë në dobësi, marrje mendsh, të vjella që zgjasin 24 orë.

Vetëm një lugë e koncentruar e këtij elementi mund të shkaktojë simptomat e mësipërme.

Ngrënia e disa lugëve është me të vërtetë ide e keqe.

DomatetRrënjët dhe gjethet e domates mbajnë helme alkalike që mund të japin acarim të stomakut.

Domatet jeshile të paqëruara kanë të njëjtin efekt.

Duhen sasi të mëdha për të shkaktuar vdekje, por ndoshta duhet ti evitoni gjethet e domates.

Peshku tonRreziku te toni qëndron tek mërkuri që ky peshk ka aftësi të grumbullojë.

Sapo të hyjë në trupin tuaj, mërkuri udhëton nga veshkat deri në tru.

Rekomandohet që të mos u jepen fëmijëve dhe grave shtatzëna.

Një sasi e madhe nuk është se do t’ju vrasë në vend, por merrni në konsideratë masat që konsumoni çdo javë.

KasavaGjethet dhe rrënjët e kasavës janë çuditërisht të pasur në cianid.

Në këtë pike, do të dëshironim që cianidi të ishte aromatiku më i shijshëm dhe të mos kishte vetitë vdekjeprurëse.

Kasava është një perime tropikale nga Amerika e Jugut, por që fitoi popullaritet në Afrikë, veçanërisht për lëngun e saj.

Arra shqemeKëto lloj arrash të pagatuara të cilat i gjeni në çdo supermarket nuk janë ekzaktësisht të pagatuara pasi kanë kaluar në procese për t’iu hequr një kimikat (urushiol) i gjendur dhe në disa lule (poison ivy).

Nivele të larta të urushiolit mendohet të jenë fatale. Personat që janë alergjik ndaj “poison ivy” ka të ngjarë të kenë reaksione të rrezikshme nëse konsumojnë arra shqeme të gjalla


Fjalet kyqe : ushqime  vdekjeprurese  shume  mundesi  keni  kuzhine  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Mufins me miell misri dhe gruri
Majdanozi kundër zbokthit
Banane te skuqura ne mjalte