-Kifle të shpejta me djathë -
-Kifle të shpejta me djathë -

-Kifle të shpejta me djathë -

Kuzhint.com

Përbërësit:

-Miell Finnesa,

-2 të bardhët e vezës,

-100 gr gjalpë,

-1 gotë kos,

-1 pluhur për pjekje.

Përgatitja:

Në një enë e përziejmë kosin me të bardhët e vezës, pluhurin për pjekje dhe kripën.

Pasi të jenë përzier mirë fillojmë të shtojmë miellin Finnesa dhe gjalpin e zbutur.

Miell shtojmë derisa të formohet një brumë që të ndahet nga duart.

Pastaj brumin e ndajmë në disa pjesë dhe secilën e hapim veç e veç dhe ju hedhim djathin, pastaj i mbështjellim në formë të rrumbullakët dhe i vendosim në tavën për pjekje.

Sipër i lyejmë me të verdhët e vezës.

Futen në furrë dhe pjeken në temperaturë 250 gradë celsius derisa të marrin ngjyrë ari.

Ju bëfshin mirë.


Fjalet kyqe : brumera  kifle  shpejta  djathe  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Role me kokos dhe zhele bonbona
KIFLE nga Julia
Krelan me duqa nga Held Badalli