Salca boloneze per pasta
Salca boloneze per pasta

Salca boloneze per pasta

Kuzhint.com

Përbërësit:

1. 2 kg domate te rrumbullakta,

3 luge vaj ulliri,

8 gjethe borzilok,

kripe ose melmesa te peziera.

Përgatitja:

Ne momentin e blerjes se domateve qe do te perdorim per te pregatitur salcen, duhet te kemi kujdes te eleminojme ato qe jane te shtypura apo me njolla ne siperfaqe; domatet duhet te jene teper te pastra, te forta dhe mjaft te pjekura.

Lajme mire domatet, i thajme dhe i ndajme pergjysem.

Heqim pjesen e kocanit dhe e shtrydhim te gjithe lengun ne nje ene duke eleminuar plotesisht edhe farat (kjo pjese nuk na nevojitet per pregatitjen e salces tone).

Tulin e domateve te mbetura e vendosim ne nje tenxhere inoksi ne zjarr te avashem mbuluar me kapak.

I leme domatet te gatuhen duke i perziere here pas here derisa te zbuten plotesisht.

Ne kete moment, i kalojme ne nje site me vrima jo shume te vogla dhe lengun e perftuar e vendosim te trashet ne zjarr te forte.

I shtojme salces kripe dhe vaj ulliri derisa te arrije trashesine e deshiruar, e heqim nga zjarri dhe shtojme gjethet e borzilokut te pandara apo te prera ne copa te medha.

Këshillë: Nese domatet nuk jane shume te shijshme, mund ti shtojme salces ;mish te bluar, speca, qepe dhe hudhra te grira dhe e te kaverdisura per disa minuta ne vaj ulliri.


Fjalet kyqe : salca  boloneze  pasta  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Torte me banane
Ballokume të shijshme
Biskota me kokos