Bakllavë të kuzhinës kosovare.
Bakllavë të kuzhinës kosovare.

Bakllavë të kuzhinës kosovare.

Kuzhint.com

Perbersit;

6 ve – 1 e plotë dhe 5 të verdhat, 1 gotë vaj, 1 gotë kos, 1 gotë qumësht, 1 lugë të mesme sheqer, 1 maje thike kripë, 500 gr miell ose me shume, 400 gr arra të qëruara dhe të coptuara, 600 gr. gjalpë.

Shërbeti ;

2 kavanoza të mëdha me sheqër rreth 1. 2 kg, 2 kavanoza të mëdha me ujë

Pergatitja e bakllaves;

Për të përgatitur bakllavën, së pari duhet ta përgatisni brumin.

Brumi është i përbërë nga vezët, vaji, qumështi dhe mielli.

Kjo përzierje lihet e mbuluar me pecetë kuzhine për 1-2 orë.

Pastaj ky brum merret dhe ndahet në 50 kuleçë, të vegjël (sa e kuqja e vesë).

Merren nga 10 kuleçë dhe tëhollohen një nga një me nisheste.

Pastaj merren që të 10 kuleçët dhe në ndërmjet iu vihet nga pak nisheste.

Të gjitha së bashku tëhollohen sa tepsia.

Përsipëri ja qitni arrat dhe e sillni petën në formë të shtrudllës.

Kjo petë e mbështjellur për së gjati në këtë mënyrë dhe vihet në tepësi.

Këtë veprim e përsëritni pra 5 herë, derisa t’i radhitni kështu 50 kuleçët e bërë.

Pasi që të vihen të gjitha petët e mbështjellura bakllava prehet në copëza të pjerrëta.

Pasi që të pritet bakllava ngadalë ja vini përsipëri gjalpën e shkrirë.

Futeni në furrë të ngrohtë dhe e piqni për 2-3 orë në 150 C.

Të vlohet uji rreth 30 minuta deri sa të trashet shërbeti.

Bakllava duhet të jetë e ftohtë kur përvlohet me shërbetin e nxehtë.

Përfundimisht e lini të ftohet për tu servuar.

Ju beft mire!


Fjalet kyqe : embelsira  bakllave  kuzhines  kosovare  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Kaçimak me këpurdha të pjekura
Biskota të mbushura me çokollad
POGAQE E SHPEJTE